Në Shqipëri u mbajt Samiti Rajonal i Turizmit, një aktivitet i organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ministri i Ekonomisë i RMV-së, Kreshnik Bekteshi.
“Kam nderin që me ftesë të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi jam pjesë e Samitit Rajonal të Turizmit. Më 26 nëntor, Shqipëria u godit nga një tërmet i madh që shkaktoi jo vetëm dëme të mëdha materiale, por edhe humbje jete. Por tani vijon periudhë e rinovimit në Shqipëri. Për këtë proces rindërtimi është e nevojshme jo vetëm ndihmë e madhe nga rajoni, por nga e gjithë bota. Unë dua që nga ky Samit t’u bëj thirrje të gjitha vendeve të ndihmojnë në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë ti qëndroj në dispozicion Republikës së Shqipërisë me të gjitha mjetet në mënyrë që të tejkalojë katastrofën që ka përjetuar”, ka deklaruar ministri Bekteshi. GazetaExpress