Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja duke u shprehur se kjo është dita e saj më e lumtur. Alketa do ta prezantojë Sanremon bashkë me shumë figura të njohura italiane si Monica Belluci, Antonella Clerici, Diletta Leotta, Laura Chimenti, Sabrina Salerno. Prezantueset italiane dhe Alketa do drejtojnë këtë vit festivalin në krah të prezantuesit italian Amadeus, raporton “Xing”. “Po qaj me lotë gëzimi! Është dita me e lumtur e karrierës sime! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa. Festivali i Sanremos, këtë vit do të mbahet prej 4 – 8 shkurt.