• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 1 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Kosovë, nesër fillon gjysmëvjetori i dytë

Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, nesër fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2019/2020. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e këtij gjysmëvjetori.

12/01/2020
| Arsim, Kosovë

Ndërkohë, punëtorët e arsimit janë duke nënshkruar një peticion lidhur me pezullimin e Ligjit të Pagave. Më 13 janar, ditën e hënë, fillon gjysmëvjetori i dytë në sistemin e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2019/2020.

Drejtori i Departamentit të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Alush Istogu, tha për Radio Kosovën se Ministria në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë komunale të arsimit, ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar ky gjysmëvjetor, ashtu siç është e paraparë me udhëzimin administrativ dhe kalendarin e vitit shkollor.

“Sipas informacioneve që kemi, të gjitha drejtoritë komunale të arsimit në bashkëpunim me shkollat dhe këshillin e arsimtarëve kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë. Ne si Ministri i kemi kryer të gjitha obligimet tona institucionale, duke menduar se për mësimdhënësit nuk ka pasur pushim, por vetëm për nxënësit dhe besoj që të gjitha shkollat janë përgatitur me planet e tyre, duke u bazuar në kalendarin e vitit shkollor”, tha Alushi. Ndërkohë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë pret që të përmbyllet aktiviteti i nisur nga anëtarësia për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e tyre në Qeverinë e Kosovës dhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit, me kërkesën që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për revokimin e vendimit të masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të Pagave.

Kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj, tha se po presin të formohen edhe institucionet e reja qeveritare, ku siç tha, pritet të dalin sfida të reja. “Të njëjtën rrugë demokratike po e shfrytëzojmë, duke shprehur kërkesën e mijëra mësimdhënësve tek Avokati, ashtu siç veproi duke respektuar kërkesat e të tjerëve dhe t’i drejtohet edhe njëherë Kushtetueses, jo që të ndikojë për të sjellë ndonjë vendim lidhur me Ligjin, por që të heqë masën e pezullimit të Ligjit të Pagave. Nuk po bëjmë presion, por po bëjmë një kërkesë legjitime”, tha Jasharaj. Ai theksoi se, Këshilli Drejtues, kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të universiteteve bashkë me kryesinë e SBASHK-ut, urojnë që sa më shpejt të rinisë dialogu për shumë çështje në arsim, dhe nëse anëtarësia vlerëson se dialogu nuk po jep rezultate të duhura, atëherë fillohet me veprime sindikale.

 


Publikimi i mëparshëm

Portofoli i projekteve UET: 20 aktive dhe rreth 45 në proces aplikimi

Publikimi i radhës

The Guardian: “Kukulla” e Ismail Kadaresë, një studim i mahnitshëm i një dashurie të vështirë

Publikimi i radhës

The Guardian: "Kukulla" e Ismail Kadaresë, një studim i mahnitshëm i një dashurie të vështirë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!