• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Shoqata ,,Tradita” e shënoi përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit

10/06/2015
| Kulturë, Manifestime kulturore

Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”, sot në Tetovë e shënoi 137 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Për nder të këtij përvjetori të rëndësishëm, Shoqata “Tradita” organizoi manifestimin kulturor tradicional ,,Lidhja na bashkon”. Në këtë eveniment, jo vetëm që u përkujtua 10 qershori i vitit 1878, por njëkohësisht u promovuan edhe vlerat kulturore të popullit shqiptar.

Manifestimin e shpalli të hapur kryetari i Shoqatës për kulturë dhe art ,,Tradita”, Selam Sulejmani. Ai, me këtë rast theksoi se në kuadrin e përcaktimeve tona programore për avancimin e veprimtarive kulturore, kultivimin e traditës,  realizimin e  aktiviteteve shkencore dhe manifestimeve artistike, e organizojmë sot këtë manifestim që përkon me 137 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në këtë mënyrë e kujtojmë lëvizjen  e fuqishme shqiptare të organizuar në mënyrë politike dhe ushtarake. “Në këtë përvjetor, të 137-in me radhë,  Shoqata ,,Tradita” u bashkohet dhjetëra aktiviteteve që mbahen gjithandej në hapësirën shqiptare për të përkujtuar  10 qershorin e vitit  1878,  kur në qytetin e Prizrenit, Kuvendi i Lidhjes i hapi dyert për të pritur delegatët e katër  vilajeteve shqiptare, të Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës. 137 vite më parë u ngrit zëri i arsyes, zëri protestues i shpirtit shqiptar. Kjo ishte Lidhja e Prizrenit, e cila e hodhi idenë e lirisë dhe të bashkimit kombëtar, duke i tejkaluar ndasitë fetare e krahinore dhe interesat meskine. Pikërisht këtu qëndron rëndësia historike e saj”, tha Selam Sulejmani. Ai, po ashtu tha se në kuadër të manifestimit ,,Lidhja na bashkon”, do të promovohet libri ,,Veprimtaria arsimore dhe shkencore e Prof. dr. Ali Vishkos’’, dhe njëherit Shoqata ,,Tradita” do të ndajë Çmimin kombëtar “Ali Vishko”, ndërsa më pas do t’i zhvillojë punimet Konferenca shkencore, me temë: ,,Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja kombëtare sot”.

“Ky çmim jepet në bazë të Vendimit të Shoqatës për kulturë dhe art ,,Tradita”, me seli në Tetovë, dhe i njëjti  do t’u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit. Programin  e manifestimit të sotëm, do ta vijojmë me konferencën shkencore, shtoi më tej Selam Sulejmani, kryetari i Shoqatës për kulturë dhe art ,,Tradita”. Për rëndësinë e librit ,,Veprimtaria arsimore dhe shkencore e Prof. dr. Ali Vishkos’’ foli redaktori i librit, Doc. dr. Salajdin Saliu.

“Sot ndjehem i privilegjuar që flas për librin e konceptuar si krestomaci, me titullin “Kontributi shkencor dhe arsimor i Prof. dr. Ali Vishkos”, të botuar nga Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”. Ky libër përmbledh studime të ndryshme mbi punën mendore të një personaliteti të çmuar të botës shkencore dhe arsimore shqiptare, sikurse është profesor ynë. Konferenca e vitit të kaluar, botimi i librit me kumtesa për kontributin e profesor Ali Vishkos dhe çmimi kombëtar me emrin e tij, që do t’u ndahet studiuesve për të arritura jetësore në sfera të ndryshme shkencore, janë akte fisnike  dhe domosdoshmëri për botën shkencore shqiptare”, deklaroi Doc. dr. Salajdin Saliu.

Në manifestimin tradicional kulturor ,,Lidhja na bashkon”, Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita” për herë të parë e ndau Çmimin kombëtar “Ali Vishko”. Kryetari i komisionit për ndarjen e këtij çmimi, prof. Abdullah Mehmeti e paraqiti referatin me arsyetim për dhënien e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”, për laureatin e këtij viti. Ai tha se Çmimi kombëtar “Ali Vishko” u jepet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e shkencës, arsimit dhe kulturës shqiptare. “Pas shpalljes së konkursit dhe shqyrtimit të propozimeve të arritura, Komisioni për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko” vendosi t’ia ndajë Prof. dr. Avzi Mustafa, me motivacion për veprimtari jetësore dhe kontribut të veçantë në fushën e shkencës, arsimit dhe kulturës shqiptare. Në vazhdim, para jush kam kënaqësinë të paraqesë referatin me arsyetim për ndarjen e këtij çmimi për laureatin e këtij viti”, theksoi kryetari i komisionit, Abdulla Memeti.

Çmimin kombëtar ,,Ali Vishko”, laureatit Prof. dr. Avzi Mustafës ia ndau kryetari i Shoqatës ,,Tradita”, Selam Sulejmani. Pas marrjes së çmimit, Prof. dr. Avzi Mustafa deklaroi se, megjithëse i ka fituar disa çmime nacionale dhe disa herë ka qenë në epiqendër të opinionit me ato raste, tha që sinqerisht marrja e një çmimi të këtillë nuk ia ndryshon jetën për asgjë, por, kjo ditë nuk është si të gjitha ditët e tjera kur Avzi Mustafa merrte një çmim, shtoi ai. “Të marrësh çmimin që mban emrin e doajenit të historisë shqiptare në Maqedoni, të marrësh çmimin që mban emrin e pedagogut brilant e vetëmohues, të marrësh çmimin e mikut me të cilin vetëm para pak kohësh ke pirë bashkë kafe dhe ke mësuar shumë gjëra prej tij, kjo nuk është njësoj. Me falni që mund të jem emocional dhe të mos e përmbaj veten, por Çmimi kombëtar “Ali Vishko”, që po më ndahet sot, është për mua kujtimi dhe nderimi më i mirë që mund të kem pasur gjatë jetës sime profesionale. Nëse doni ta dini më saktë mendimin tim, do t’Ju thosha miqësisht se, pas këtij çmimi nuk kisha dashur më mirënjohje tjetër, sepse më mjafton vetëm kjo. Unë ju falënderoj shumë për këtë nder që më bëni dhe uroj që këtë ta përjetoni edhe gjithsecili nga ju”, tha Prof. dr. Avzi Mustafa, laureati i Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”.

Manifestimi tradicional ,,Lidhja na bashkon” u begatua edhe me një program të pasur artistik ku performuan violinisti Shkëlzen Pajaziti, këngëtarja Elita Ziberi, si dhe pianisti Ilir Abdurahimi. Ndërsa gjatë ditës i vazhdoi punimet Konferenca shkencore ,,Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja kombëtare sot”.


Publikimi i mëparshëm

Shoqata ,,Tradita” nga Tetova i përkujtoi Nolin, Gurakuqin dhe Konicën

Publikimi i radhës

Shoqata “Tradita” organizoi tryezë të rrumbullakët për veprimtarinë e Radio Tetovës

Publikimi i radhës

Shoqata "Tradita" organizoi tryezë të rrumbullakët për veprimtarinë e Radio Tetovës

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!