• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Shoqata ,,Tradita” organizoi konferencë shkencore për veprimtarinë arsimore dhe shkencore të profesor Ali Vishkos

08/10/2014
| Arsim, Veprimtaria shkencore

Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”, në Tetovë organizoi konferencë shkencore me temë: “Veprimtaria arsimore dhe shkencore e Prof. Dr.Ali Vishkos”, e cila u mbajt në Amfiteatrin e Fakultetit të Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Konferenca punimet i zhvilloi në dy sesione, ku me kumtesat e tyre morën pjesë mbi 20 studiues. Konferencën e shpalli të hapur kryetari i Shoqatës ,,Tradita”, Selam Sulejmani. Ai, para të pranishmëve tha se në radhën e figurave të shquara të kombit tonë, një vend nderi zë Prof. Dr. Ali Vishko me veprën e tij shumëdimensionale. “Veprimtaria e tij, burimin e saj e ka në traditën, historinë dhe kulturën kombëtare. Në veprat e tij spikasin virtytet themelore të popullit tonë, thjeshtësia, dëshira për punën, ndjenja e lartë kombëtare, dëshira për arsim e dije, për përparim e kulturë, vetëmohimi për të qenë i lirë dhe shumë virtyte të tjera të cilat janë trashëguar ndër breza. Këto virtyte, profesor Aliu i ka ngritur në vlera kombëtare, me një gjuhë të thjeshtë e të pasur dhe tërheqëse për t’u lexuar. Ne kemi obligim qytetar që të angazhohemi të gjithë që ta ndriçojmë rrugën jetësore të të gjithë atyre që punuan me vetëmohim dhe sakrifikuan gjithçka për kombin tonë; e kemi obligim t’u shprehim mirënjohjen tonë gjithë atyre burrave të kombit që nuk kursyen asgjë për idealet e arsimit shqip”, deklaroi kryetari i Shoqatës ,,Tradita”, Selam Sulejmani.

Për jetën dhe veprën e Ali Vishkos i pari foli miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Prof. Dr. Reshat Nexhipi, i cili enkas kishte ardhur nga Manastiri për hapjen solemne të kësaj konference shkencore. Ai tha se profesor Ali Vishko gjithmonë bënte kujdes të veçantë që të përdorej drejtë gjuha shqipe, sidomos në emërtimin e vendbanimeve shqiptare. Sipas tij, Prof.Dr. Ali Vishko ka ndikuar shumë edhe në avancimin e kuadrove shqiptarë, ku ai përmendi rastin e tij se si është avancuar me ndihmën e Prof. Dr.Ali Vishkos. Ai, mes tjerash po ashtu tha se edhe pse prof. Ali Vishko përnga natyra dukej serioz, atij aspak nuk i mungonte humori dhe satira. “Ky nder që po më bëhet sot mua këtu, unë atë e konsideroj për shkak të miqësisë sime me Ali Vishkon dhe e dyta, si njeri nga vendlindja e Alfabetit, domethënë ne të Manastirit kemi pak më tepër përparësi, kështu e konsiderojmë këtë respekt dhe e falënderoj me këtë rast kryetarin e Shoqatës ,,Tradita”, Selam Sulejmanin i cili bëri çmos për të më sjellë sot këtu, duke ma siguruar edhe udhëtimin nga Manastiri, ngase e dinte gjendjen time, që për shkaqe shëndetësore u largohem udhëtimeve, prandaj e falënderoj shumë për këtë respekt ndaj meje. Pas shumë vjetëve t’u them të drejtën se ndjehem më i ri për 20 vjet. Më duket vetja më i ri, se më dalin parasysh ato kujtime që kemi pasur këtu, në organizimet tona partiake nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta, dhe ato kujtime s’kthehen më kurrë”, shtoi më tej Prof. Dr. Reshat Nexhipi.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi tha se profesori Ali Vishko mbetet njëri nga figurat më të shquara në fushën e shkencave historike të kohës më të re tek shqiptarët. “Profesori Ali Vishko i krijonte veprat e tij më të rëndësishme dhe ato i publikonte në funksion të traditës kombëtare dhe të vetëdijes. Veprat e tij inkurajojnë ata të cilët në momente të caktuara kishin frikën që ta thonë të vërtetën, ndërsa e vërteta dhe rruga për të ardhur deri tek ajo, ishte një ndër karakteristikat më të pranishme në opusin e tij, virtyti më i madh ndër virtytet e shumta të veprës së tij”, deklaroi Behixhudin Shehapi, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës. Mbi kontributin e tij në ngritjen e besimit bektashian foli Kryetari i Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit, Edmon Brahimaj. “Emri i profesor Ali Vishkos lidhet në mënyrë organike me ringritjen e besimit bektashian në viset shqiptare të Maqedonisë, sidomos pas viteve 90 të shekullit që lamë pas.  Jo vetëm ana e tij shpirtërore, por edhe ajo morale, intelektuale, u vu e tëra në shërbim të rilindjes së besimit tonë. Ai iu bashkëngjit aksionit për identifikimin e trojeve shqiptare të bektashizmit”, tha mes tjerash Kryetari i Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit, Edmon Brahimaj. Konferenca shkencore kushtuar veprimtarisë arsimore dhe shkencore të Prof. Dr.Ali Vishkos punimet i zhvilloi mbi tezat për: Kontributin e Prof. dr. Ali Vishkos për arsimin shqip në Republikën e Maqedonisë; Studimet shkencore në fushën e historisë dhe shkencat tjera albanologjike në përgjithësi; Ngritjen e kuadrit të ri arsimor dhe shkencor të shqiptarëve në Maqedoni; Jetën kulturore në Tetovë dhe qytete të tjera të vendit tone; Kontributin e tij në lidhje me Kongresin e Manastirit; ndriçimin e figurës së Shën Hieronimit; Ndriçimin e fakteve të reja për Kryengritjen e Dervish Carës; Rëndësinë kulturore, historike dhe fetare të Teqesë Harabati Baba në Tetovë, si dhe aktivitetet për themelimin e Universitetit të Tetovës dhe për ngritjen e Katedrës së Historisë në këtë Universitet.

 


Publikimi i mëparshëm

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” e shënoi 136 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Publikimi i radhës

Shoqata ,,Tradita” nga Tetova i përkujtoi Nolin, Gurakuqin dhe Konicën

Publikimi i radhës

Shoqata ,,Tradita” nga Tetova i përkujtoi Nolin, Gurakuqin dhe Konicën

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!