
Çmimi kombëtar “Ali Vishko” u themelua në vitin 2014 nga Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë. Në çdo 10 qershor, ditë e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, për kontribute të theksuara si dhe për arritje me rëndësi të veçantë në lëmin e arsimit, të shkencës dhe të kulturës shqiptare, ky çmim u ndahet institucioneve kulturore dhe personaliteteve të njohura.
| Nr. | Laureati | Viti |
| 1 | Prof. Dr. Avzi Mustafa - Republika e Maqedonisë së Veriut | 2015 |
| 2 | Prof. Dr. Remzi Nesimi - Republika e Maqedonisë së Veriut | 2016 |
| 3 | Prof. Dr. Tahir Zajazi - Republika e Maqedonisë së Veriut | 2017 |
| 4 | Prof. Dr. Reshat Nexhipi - Republika e Maqedonisë së Veriut | 2018 |
| 5 | Prof. Xhemaledin Salihu - Lugina e Preshevës | 2019 |
| 6 | Prof. Dr. Nebi Dervishi - Republika e Maqedonisë së Veriut | 2020 |
| 7 | Mr. Satki Ismaili - Republika e Maqedonisë së Veriut | 2021 |
| 8 | Teqeja “Harabati Baba” – Tetovë - Republika e Maqedonisë së Veriut | 2022 |

