U mblodh sot, më 1 prill 2021, grupi i hartuesve të projektit “Histori e shqiptarëve”, akad. Pëllumb Xhufi, akad. Beqir Meta, prof. Neritan Ceka, prof. Paskal Milo, prof. Ferid Duka, prof. Ledja Dushku dhe prof. Sonila Boçi për të diskutuar mbi paraqitjen dhe përmbajtjen e tekstit, për përcaktimin e autorëve dhe temave të veçanta, për kufijtë kohorë, qasjen metodologjike.
U diskutua gjithashtu për një paraqitje sa më sintetike, por të mbështetur në burime arkivore dhe bibliografike solide.
Vepra do të ketë karakter gjithëpërfshirës dhe do të ketë jo vetëm karakter të historisë politike, por edhe histori ekonomike, histori arti, të kulturës dhe qytetërimit, histori e institucioneve, etj.
Do të jetë një histori e cila do të ketë objekt rrugëtimin historik të popullit shqiptar që nga fillimet deri në kohët moderne.
Botimi do të jetë i pajisur edhe me referenca shkencore dhe do të bazohet në arritjet më të mira dhe më të reja të historiografisë shqiptare dhe asaj të huaj.
Projekti për hartimin e “Histori e shqiptarëve” është njëri nga tri projektet e mëdha të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë së bashku me “Enciklopedia shqiptare” dhe “Fjalori i madh i shqipes”
https://www.facebook.com/akademiaeshkencave/photos/a.666902736678239/3759996917368790/