Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit të njohur Xhevdet Vejselit.
Si një veprimtar i apasionuar pas arsimit, artit dhe kulturës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në veprimtarinë e përgjithshme që kudo e zhvilloi.
Ne në Universitetin e Tetovës i jemi mirënjohës për angazhimin profesional dhe kontributin e dhënë në një periudhë jo të lehtë për institucionin tonë (2003-2004), në detyrën e Sekretarit të përgjithshëm ku u angazhua në përgatitjen e dokumentacionit për zyrtarizimin e Universitetit tonë.
Xhevdet Vejseli si një intelektual aktiv, bashkëpunëtor, në shumë asociacione, shoqata dhe institucione të tjera, i ka shërbyer me tërë qenien e tij komunitetit akademik dhe interesit qytetar në vendin tonë.
Familjes Vjeseli, miqve dhe shokëve të tij u shprehim ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit dhe veprimtarit të dëshmuar të artit dhe kulturës sonë.
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës