• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E martë, 13 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Studentët ndërkombëtar një “thesar” për universitetet

Si universitetet perëndimore përfitojnë nga tri shtyllat e angazhimit të ALUMNI-it: koha, fondet dhe talenti.

13/01/2021
| Arsim, Bota

Alumni Ndërkombëtar, është një shtesë relativisht e re në peisazhin e arsimit të lartë, veçanërisht jashtë sferës së elitës së Oxbridge dhe Ivy League.

Këto institucione të privilegjuara kanë parë një numër relativisht të lartë të studentëve ndërkombëtarë që regjistrohen, për shumë vite, dhe me anë të një kombinimi të iniciativave të udhëhequra nga universiteti dhe iniciativave të udhëhequra nga Alumni, kanë zhvilluar gradualisht një prani të formalizuar të të diplomuarve në një numër të madh vendesh në mbarë botën.
Shpesh ky aktivitet i të diplomuarve zhvillohet nën kujdesin e një klubi alumni (ndonjëherë i referuar si një rrjet alumni, ose shoqatë) i cili shpesh zgjedh një president dhe një bord drejtues, ka një listë me anëtarë dhe organizon evente gjysmë të rregullta, përbrenda vendit.

Numri i alumni ndërkombëtar varion sipas institucioneve. Për shembull në vitin 2016, Universiteti i Harvardit llogariti 57,939 alumni në të gjithë botën, më shumë se gjysma e të cilëve ishin produkte të Harvard Business School. Në të njëjtin vit, Universiteti Cornell vlerësoi se kishte rreth 17,000 alumni me adresa primare jashtë Amerikës së Veriut dhe King’s College London aktualisht vë në dukje se ka “mbi 48,000 alumni jashtë shtetit” në total.

Si përfiton universiteti nga ALUMNI

Përfitimi i Alumni Internatioanl  është sigurisht, lidhja e vazhdueshme që ekziston me universitetet ku ata kanë studiuar fillimisht, lidhjet sociale apo personale me kolegët Alumni dhe shpesh mundësia për t’u angazhuar me disa aspekte të veprimtarive universitare duke rekrutuar ose intervistuar studentët e ardhshëm, ose duke udhëzuar studentët e tanishëm ose të sapodiplomuarit.

Një grup më i vogël, i klubeve më të mëdha alumni, gjithashtu angazhohen në shërbimin e drejtpërdrejtë për komunitetet e tyre lokale; për shembull, Universiteti Yale zbaton një program të quajtur “Dita e Shërbimit”, i cili në vitin 2017 përfshinte aktivitete të udhëhequra nga alumni, midis tyre një projekt me qendër në Londër në bashkëpunim me Këshillin Britanik për Refugjatët, një projekt për mbrojtjen e mjedisit në Tehuacan të Meksikës dhe një fondacion në Taipei.

Lidhja e klubeve Alumni lehtëson ndjenjën e “aksesit të brendshëm” në zhvillimet aktuale dhe të ardhshme institucionale, nganjëherë drejtpërdrejt përmes vizitave në terren nga administratorët e nivelit të lartë ose fakulteti. Ky angazhim nënkupton se Alumni janë më të njohur me mundësitë specifike në dispozicion të tyre, nëse ata janë të prirur për të dhuruar: ata mund të zgjedhin të mbështesin bursat studentore, rinovimin e hollit të ndenjes ose një institut për inovacionin.

Universitetet, nga ana tjetër, përfitojnë nga tri shtyllat shpesh të dalluara të angazhimit të alumni: koha, thesari dhe talenti. Kjo do të thotë se institucionet përfitojnë më shumë nga kontributet financiare të ish-studentëve, por edhe nga koha e investuar nga alumni në proçesin e rekrutimit të studentëve (duke kursyer i kursyer zyrës së pranimeve kohë dhe para, që në të kundërt do të ishin shpenzuar në udhëtime për punonjësit) si dhe nga talenti i akumuluar i Alumni, që mund të shfrytëzohet në rrjetet e karrierës për studentët dhe të diplomuarit e tjerë të ngjashëm.

Për shembull, Universiteti i Harvardit organizon një mbledhje çdo dy vjet të quajtur “Global Night Netëorking”, e hapur si për studentët e tanishëm dhe ata Alumni, të ndodhur në mbi 80 vende të botës. Shumë shkolla, duke përfshirë edhe Universitetin e Cape Toën, ofrojnë një platformë online për studentët dhe Alumni për të shkëmbyer këshilla pune, lista pune, si dhe për të shtruar pyetje dhe për të ofruar këshillim virtualisht.

Për të demonstruar kompleksitetin e çështjeve të Alumni Ndërkombëtarë “në terren”, ia vlen të analizojmë situatën në një kontekst specifik kombëtar. Unë ofroj këtu një analizë të shkurtër të veprimtarive të universiteteve ndërkombëtare në Austri, duke u përqendruar në praninë e 50 institucioneve kryesore të rankuara nga Times Higher Education në 2017.

Ky nuk është aspak një miratim i vlerësimeve, thjesht një pikënisje e dobishme për ‘hetim’; Me të vërtetë që kjo do të ishte një stërvitje interesante për çdo shtet, duke i vendosur rezultatet në kontekstin e raporteve të mobilitetit të studentëve, krahas faktorëve të tjerë. Për më tepër, ndërkohë që është bërë një përpjekje për të rishikuar informacionin në dispozicion të publikut për aktivitetet të universiteteve të lidhura me alumni-t , ky nuk është një inventar i plotë. Është e mundur që të ketë shembuj të universiteteve që më parë kanë operuar grupe alumni në Austri dhe që tani janë joaktivë, jofunksionalë apo që janë në zhvillim e sipër.

Statistikat e Alumni në botë

Nga 50 institucionet më të mira të shqyrtuara, 15 duket se kanë klube, rrjete ose shoqata alumni të bazuara në Austri, duke përfshirë Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign, Universitetin e Miçiganit, Universitetin e Pensilvanisë, Universitetin e Tokios, Universitetin Universiteti i Yale, Universiteti i Harvardit, MIT, Universiteti Stanford, Johns Hopkins, ETH Instituti Federal i Teknologjisë dhe Oksfordi dhe Kembrixh (që operojnë një shoqëri të përbashkët alumni).

Një shtesë prej katër institucionesh të tjera mbajnë një kontakt rajonal ose një ambasador global, një individ alumni që shërben si pikë kontakti për alumni në rajon; kjo listë përfshin Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, Universitetin e Ëisconsin në Madison, King’s College në Londër, dhe Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong.

Universiteti i Nju Jorkut nuk vepron me një klub gjithëpërfshirës alumni në Austri, edhe pse Shkolla e Drejtësisë NYU po. Kjo lë 30 nga 50 universitetet më të rankuara në BE, pa një prezencë lehtësisht të identifikueshme, specifike për Austrinë,  një fakt ndoshta surprizues ky, duke pasur parasysh pasurinë relative dhe shtrirjen globale të këtyre institucioneve.

Peizazhi i aktiviteteve ndërkombëtare të të diplomuarve në Evropë shtrihet, natyrisht, përtej listës së 50 universiteteve më të mira dhe përtej Austrisë. Disa institucione drejtojnë klube ose kapituj të alumni me një shtrirje gjithëpërfshirëse në kontinent; kjo listë përfshin Universitetin Kombëtar Australian dhe Universitetin e Otago. Universitete të tjera drejtojnë një numër klubesh evropiane alumni, megjithëse në vendet më të mëdha: Universiteti Ëaseda vë në dukje dymbëdhjetë grupe alumni që veprojnë në kontinent. Megjithatë të tjerë – Universiteti Amerikan në Kajro, Universiteti Politeknik i Hong Kongut dhe Universiteti i Indive Perëndimore – kanë vetëm një klub alumni në Europë, shpesh në Mbretërinë e Bashkuar.

Duket qartë se rritja në këtë fushë është e pashmangshme si një burim i kontributeve monetare, duke pasur parasysh se fondet private do të kërkohen më urgjentisht nga universitetet private dhe publike njësoj. Ndërkohë që strukturat institucionale në zyrat e zhvillimit dhe të punëve të alumni zhvillohen, po ashtu edhe veprimet në terren do të gjejnë zhvillim. Si do të mbivendosen dhe ndërthuren këto veprime, le të themi, në një vend të vogël si Austria? Ky ekosistem – dhe të tjerët – sigurisht që meritojnë kërkime të mëtejshme. ©Gazeta Liberale


Publikimi i mëparshëm

Kongoli është modest, më tepër se ç’duhet…

Publikimi i radhës

“EJANI TË SHFRYTËZOJMË QYMYRIN E BARDHË NË SHQIPËRI!” – LETRA E MIT’HAT FRASHËRIT PËR FRANCEZËT

Publikimi i radhës

“EJANI TË SHFRYTËZOJMË QYMYRIN E BARDHË NË SHQIPËRI!” – LETRA E MIT’HAT FRASHËRIT PËR FRANCEZËT

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.