• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës e forcon bashkëpunimin me Kolegjin AAB  

Drejtuesit e të dy fakulteteve theksuan se si pasojë e zhvillimeve me pandeminë Covid-19, universitetet u detyruan që ta modifikojnë strategjinë e tyre  arsimore-shkencore duke u kujdesur që pasojat të jenë sa më minimale në veprimtarinë e përgjithshme që e zhvillojnë institucionet e arsimit të lartë.

29/12/2020
| Arsim, Maqedoni

Një delegacion nga Kolegji AAB i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Prof. Ass. Dr. Fatmir Pireva, dekan i  Fakultetit të Kulturës Fizike dhe të Sportit, më 28 dhjetor 2020, zhvilloi një vizitë pune në Universitetin e Tetovës.

Delegacioni i lartpërmendur në UT u prit nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Haki Ismaili. Qëllimi i këtij takimi ishte vijimi i bashkëpunimit në lëmin e arsimit dhe shkencës mes universiteteve, përkatësisht fakulteteve respektive.

Drejtuesit e të dy fakulteteve theksuan se si pasojë e zhvillimeve me pandeminë Covid-19, universitetet u detyruan që ta modifikojnë strategjinë e tyre  arsimore-shkencore duke u kujdesur që pasojat të jenë sa më minimale në veprimtarinë e përgjithshme që e zhvillojnë institucionet e arsimit të lartë.

Më tej në këtë takim me karakter pune, mes tjerash u diskutua që fakultetet përkatëse, në tetor të vitit të ardhshëm ta organizojnë një konference të përbashkët shkencore ndërkombëtare të shkencave sportive.

Në muajt e parë të vitit 2021 pritet të fillojnë parapërgatitjet e kësaj konference ndërkombëtare, në të cilën do të ftohen të marrin pjesë emra të spikatur studiuesish nga rajoni dhe arena ndërkombëtare.

Në përmbyllje të takimit, të dy dekanët, Prof. Ass. Dr. Fatmir Pireva dhe Prof. Dr. Haki Ismaili vlerësuan se iniciativat e këtilla jo vetëm që e forcojnë bashkëpunimin institucional, por edhe kontribuojnë në avancimin e arsimit të lartë dhe hulumtimit në shkencat sportive.


Publikimi i mëparshëm

Veprat klasike që na ndihmuan gjatë pandemisë

Publikimi i radhës

Mira Meksi: Gratë shkrimtare kanë krijuar një pasuri të madhe vlerash në letërsinë shqipe

Publikimi i radhës
Mira Meksi

Mira Meksi: Gratë shkrimtare kanë krijuar një pasuri të madhe vlerash në letërsinë shqipe

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.