• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Studimi i shkencave humane përforcon shumë aftësi te studentët

Në kushtet kur studentët priren të zgjedhin degë të tilla si biznesi, informatika dhe deri tek inxhinieritë, që e kanë të garantuar kontingjentin e studentëve, ofrimi i studimeve në shkenca humane përbën një sfidë për sa i përket zgjimit të interesit dhe tërheqjes drejt edukimit human, krijues dhe artistik.

18/12/2020
| Arsim, Bota

Shkencat humane janë pjesë e domosdoshme e çdo hapësire universitare, pa të cilat nuk mund të kuptohet madje as formimi i profesionistëve të degëve praktike. Programet e studimit në shkencat humane janë të vlefshme për të themeluar dije të qëndrueshme dhe diploma tejet praktike.

 Humanitetet janë disiplinat akademike që kërkojnë të kuptojnë dhe interpretojnë eksperiencën njerëzore, që nga individi tek kulturat në tërësi, duke u angazhuar në eksplorimin, ruajtjen dhe komunikimit të të shkuarës dhe të tashmes, për të mundësuar një kuptim më “në thellësi” të shoqërisë së sotme. Shkencat Humane janë një pjesë e domosdoshme e çdo hapësire universitare pa të cilat nuk mund të kuptohet madje as formimi i profesionistëve të degëve praktike. Programet e studimit në shkencat humane janë të vlefshme për të themeluar dije të qëndrueshme dhe diploma tejet praktike. Në të kundërt nga shkencat ekzakte, shkencat humane janë studime që përdorin metoda subjektive dhe racionale për të hetuar botën njerëzore. Mjetet hulumtuese që përdorin ato, nuk janë eksperimente të kontrolluara dhe matje të sakta; por janë analiza racionale, depërtim emocional dhe imagjinatë. Gjithashtu, degët në humanitete janë esenciale për një shoqëri në elaborim e në këtë kontekst në veçanti për shoqërinë shqiptare.

Në kushtet kur studentët priren të zgjedhin degë të tilla si biznesi, informatika dhe deri tek inxhinieritë, që e kanë të garantuar kontingjentin e studentëve, ofrimi i studimeve në shkenca humane përbën një sfidë për sa i përket zgjimit të interesit dhe tërheqjes drejt edukimit human, krijues dhe artistik. Mirëpo u takon mjediseve universitare ta ruajnë dhe ta kultivojnë interesin për këto drejtime studimi, duke i përshtatur ato me kohën. Studimi në humanitete përforcon shumë aftësi tek studentët, u mëson atyre si të analizojnë njerëzit dhe apo një situatë të caktuar si dhe të argumentojnë mendimet e tyre, ndërkohë që i aftëson ata të strukturojnë dhe artikulojnë idetë që nga ato më të thjeshtat tek ato më të komplikuarat. Tregu i punës në ditët e sotme ka treguar se ka po aq vende për të diplomuarit e Shkencave Humane, sa ka për të diplomuarit e IT-së dhe Ekonomisë. Duke studiuar në programet e shkencave humane, mësohet se si të zhvillohet një ide dhe si të merresh drejtpërdrejtë me njerëzit. Avantazhet e këtyre studimeve qëndrojnë edhe në faktin se në këtë mënyrë formësohet individi në tërësinë e tij, veçanërisht sa u përket njohurive kulturore. Studimet e humaniteteve vënë më në pah aftësitë dhe inteligjencën emocionale, të cilat sot janë një domosdoshmëri në tregun e punës, aq më tepër për pozicionet drejtuese.

Ndërkohë humanitetet janë të lidhura pazgjidhshmërisht edhe me teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, pa të cilat zhvillimi konstant është tashmë thuajse i pamundur.

Është e vërtetë se zhvillimi i inteligjencës artificiale është i varur nga inxhinieria dhe shkencat ekzakte, por për të krijuar një produkt që do të jetë një pikë e parë e kontaktit me klientët, arti dhe kreativiteti, dhe komunikimi – janë po aq të rëndësishme. Në mënyrë që teknologjia të bëhet pjesë e botës por njëkohësisht edhe zhvillimi të vijojë, “prekja njerëzore” është e domosdoshme në pikëpamjen e krijimit të një personaliteti, vlerave të markave të kompanive dhe mesazhin, në mënyrë që të jepet me të vërtetë një përvojë autentike për klientët. Gjuha dhe komunikimi do të jenë gurët e themelit të inteligjencës artificiale në të ardhmen. Ndërsa i afrohemi një të ardhmeje ku zhvillimet e mëtejshme teknologjike do të integrohen më shumë brenda shoqërisë sonë, ne duhet të vazhdojmë të sigurojmë që komunikimi të jetë një faktor lëvizës në zhvillimin teknologjik, dhe në thelb të kësaj qëndron një bazë humane, që ccon të gjithë procesin në sukses. Bota po bëhet më shumë “inteligjente” dhe me këtë vjen përgjegjësi e madhe për zhvillimin e moralit dhe etikës përkrah makinerive. Për ta bërë këtë, shoqërisë nuk i nevojitet vetëm një “fluks” të diplomuarish në shkenca ekzakte, teknologji apo biznes por njëkohësisht edhe të diplomuar në arte dhe shkencat humane. Duke qenë të vetëdijshëm për ndikimin që teknologjia do ta ketë në botë, çështjet komplekse që lidhen me integrimin e saj në shoqërinë njerëzore, procese si marrja e vendimeve etike, janë me të vërtetë e rëndësishme për t’u zotëruar. ©Gazeta Liberale


Publikimi i mëparshëm

UT e shënoi 26-vjetorin e themelimit, veprimtari z. Ali Ahmeti u laureua me titullin Doctor Honoris Causa

Publikimi i radhës

Parashqevi Qiriazi, një leksion për komunikimin sot

Publikimi i radhës

Parashqevi Qiriazi, një leksion për komunikimin sot

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.