Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen tonë për ndarjen nga jeta të njërit prej themeluesve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, veprimtarit të artit, profesorit të njohur Meli Zenku.
Profesor Zenku, i takon plejadës së profesorëve të parë në Universitetin e Tetovës, të cilët me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, lanë gjurmë të pashlyeshme në arsim, shkencë, kulturë dhe art.
Në këtë ditë dhimbjeje për familjen e Tij, miqtë, kolegët dhe studentët, në emër të Universitetit të Tetovës, shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të ish-profesorit tonë.
Mirënjohje për kontributin e dhënë në themelimin dhe zhvillimin e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës.
I paharruar qoftë kujtimi i Tij.
REKTORI
PROF. DR. VULLNET AMETI