Abdulla Mehmeti – Fjalori i parë i gjuhës kroate është një fjalor i vogël italisht-kroatisht, i vitit 1527, i cili mëson si të flitet gjuha sllavishte (schiavonesca), nga Petar Lupis Valentijan.
Sidoqoftë, fillimi i vërtetë i leksikografisë kroate shënohet me botimin e fjalorit në pesë gjuhë, nga Faust Vrančić, i vitit 1595. Ky është konsideruar si fjalori i pesë gjuhëve më të shquara evropiane të kohës: latine, italiane, gjermane, dalmate dhe hungareze. Ka qenë i ngjashëm me shumë fjalorë të asaj kohe dhe përmban afërsisht 5.800 fjalë (Opera nuova che insegna a parlare la lingua schiavonesca).
Disa nga fjalorët e tjerë të njohur të asaj periudhe janë:
“Thesaurus linguae Illyricae”, nga Jakov Mikalja, i vitit 1649, dhe “Dictionar ili réchi szlovenszke”, nga Juraj Habdelić, i vitit 1670.
Fjalori trigjuhësh italisht-latinisht-ilirisht (Dizionario italiano-latino-illirico), Ardelia Della Bella, 1728. Fjalori përmban rreth 30.000 fjalë dhe shprehje gjuhësore. Përcillet edhe me një gramatikë të shkurtë “Istruzioni grammaticali della lingua Illirica” (Gramatičke pouke o ilirskome jeziku / Udhëzime gramatikore të gjuhës ilire).
Fjalori gjermanisht-ilirisht (Deutsch-ilirisches Wörterbuch), Ivan Mazhuraniq dhe Jakov Uzhareviq, 1842. Fjalori përmban mbi 40.000 fjalë dhe shprehje gjuhësore.
Fjalorë të parë të gjuhës kroate, në fillimet e saj të njohur si gjuhë dalmate, janë krijuar si rezultat i frymës së Rilindjes Kombëtare Kroate, të njohur si Lëvizja Ilire. Pjesa bregdetare e kroatëve, për ta ruajtur identitetin e tyre të veçantë, për të mos rënë nën ndikimin e sllavëve të ardhur më vonë në ato hapësira, duke e aformuar përkatësinë e tyre ilire.
Ndërsa shqiptarët*, të ndodhur nën Perandorinë Osmane deri në fillim të shek.XX, me vonesë filluan ta afirmojnë identitetin e tyre kombëtar dhe të identifikohen me paraardhësit e tyre pellazgë-ilirë-dardanë, me fillimet e Rilindjen Kombëtare, jo më herët se gjysma e parë e shek. XIX., gati një shekull pas botimit të fjalorit të parë trigjuhësh të kroatëve (dalmatëve), në gjuhën italiane, latine dhe ilire.
Shënim plotësues: Fjalori i parë i gjuhës shqipe konsiderohet “Fjalori latinisht-shqip” i Frang Bardhit, nga viti 1635.