• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 12 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Edukimi i lartё duhet tё ndihmojё nё adresimin e polarizimit tё SHBA-ve

“Ne duhet tё mёsojmё studentёt tё dёgjojnё mё mirё, tё bёjnё pyetjet e duhura dhe tё jenё tё gatshёm tё jenё gabim,” shprehet Anne Houtman, presidenti i Universitetit Earlham nё Indiana.

10/11/2020
| Opinione
Edukimi i lartё amerikan ёshtё njё ekosistem kompleks prej universiteteve kёrkimore, tё kuptuarit rajonal, instituteve teknike, kolegjeve komunitare dhe – njё institucion veçanёrisht amerikan – universitetet e arteve liberale.

Edukimi i lartё amerikan ёshtё njё ekosistem kompleks prej universiteteve kёrkimore, tё kuptuarit rajonal, instituteve teknike, kolegjeve komunitare dhe – njё institucion veçanёrisht amerikan – universitetet e arteve liberale.


Dёshiroj tё vazhdoj tё pёrdor frazёn e Gerald Ford prej kur Richard Nixon dha dorёheqjen si president i SHBA nё 1974: “Makthit tonё tё gjatё kombёtar i erdhi fundi.”

Pёrveçse nuk i ka ardhur akoma. Fitorja e Joe Biden mund tё duket gjithçka, por e sigurt (pёr sa i pёrket sfidave ligjore tё paktёn), por rastet e koronavirusit vazhdojnё e rriten, protestat mbi padrejtёsinё racore pёrballen me armiqёsi dhe dhunё, dhe me njё senat republikan, lind dyshimi nёse Biden do tё mund tё arrijё ndonjё gjё si president.

Pёr mё tepёr, pavarёsisht gjithçkaje qё ka ndodhur, presidenti Trump gjithsesi ka marrё njё numёr tmerrёsisht tё madh votash. Zgjedhjet nuk shkuan sipas llogaritjeve qё unё shpresoja. Nuk ka arritur nё kundёrshtimin e votuesve amerikanё ndaj ksenofobisё, racizmit dhe retorikave politike urryese.

Nga eksperienca ime shumёvjeçare si edukues, e kam pyetur veten si mbёrritёm kёtu, dhe çfarё duhet tё ndryshojmё. Nё fund tё fundit, shumica nga ne besojnё se edukimi nuk ёshtё vetёm rreth pёrgatitjes pёr njё karrierё shpёrblyese, por gjithashtu pёr njё jetё tё pasur angazhimi qytetar.

Shtetet e Bashkuara janё mё tё pёrçara se kurrё, pёrveç gjatё Luftёs Civile. Ka njё shpejtёsi nё tё gjykuar, njё mungesё gadishmёrie pёr tё dёgjuar, njё prirje pёr tё supozuar qёllime tё liga nё bashkёshtetasit amerikanё qё vijnё nga partia e kundёrt.

Edukimi i lartё amerikan ёshtё njё ekosistem kompleks prej universiteteve kёrkimore, tё kuptuarit rajonal, instituteve teknike, kolegjeve komunitare dhe – njё institucion veçanёrisht amerikan – universitetet e arteve liberale. Unё kam marrё pjesё ose shёrbyer nё trupёn pedagogjike tё secilёs prej tyre, dhe tani shёrbej si presidenti i Universitetit Earlham, njё universitet kombёtar i arteve liberale.

Si shumё universitete tё arteve liberale, komuniteti i Eralham ёshtё divers dhe progresiv, njё pikё blu e çelёt nё shtetin e kuq tё Indianёs, shteti i parё qё deklaroi pro ndaj Donald Trump kёto zgjedhje.

Ne i tregojmё studentёve tё ardhshёm se jetesa dhe mёsimnxёnia nё komunitetin divers dhe global tё Eralhamit – çereku i studentёve tonё janё ndёrkombёtarё, prej mbi 30 vendeve – ёshtё njё mundёsi pёr tё takuar njerёz tё ndryshёm nga ata, pёr tё krijuar njё ndjenjё humaniteti tё pёrbashkёt, dhe pёr tё punar sё bashku pёr tё bёrё ndryshime kuptimplote. Interesante ёshtё se si studentёt tanё kanё eksperiencat e tyre mё tё pasura kur lёnё pas kampusin pёr tё bёrё punё vullnetare ose pёr tё punuar nё komunitetin qё na rrethon: njё komunitet qё ёshtё mё pak divers, mё pak progresiv, por plot me njerёz tё mirё qё janё tё gatshёm tё punojnё pёrkrah qytetarёve nё trajnim.

Studentёt ndёrkombёtarё janё pjesёtarё tё vyeshёm tё edukimit tё lartё amerikan. Nё Eralham ne themi qё nuk ka tё bёjё vetёm silabusi nё njё eksperiencё mёsimnxёnieje tё shkёlqyer, por ka tё bёjё se kush ndodhet nё atё klasё. Momentalisht klasat tona janё mё tё varfra pasi shumica e studentёve tonё ndёrkombёtarё nuk janё kёtu. Disa nga ata nuk mund tё rikthehen nё Amerikё pёr shkak tё pandemisё, dhe shumё tё tjerё nuk ndihen mё tё mirёpritur si pasoja e politikave ndaj imigracionit tё vendosura nga administrata e Trump. Studentёt ndёrkombёtarё jo vetёm zgjerojnё perspektivёn tonё nё kampus, ata janё nxёnёs tё motivuar qё shpesh qёndrojnё nё vend edhe pas diplomimit dhe kontribuojnё nё vitalitetin dhe forcёn e shtetit tonё duke plotёsuar vendet e punёs nё industritё me kёrkesa tё larta. Druhem se ata nuk do tё kthehen pasi gjёrat tё shkojnё nё vendin e tyre, dhe kёtё do ta vuajё i gjithё vendi.

Earlham ёshtё themeluar pothuajse 200 vjet mё parё nga Quakers qё lёnё pas fermat, familjet dhe shokёt e tyre nё jug sepse nuk donin tё ishin pjesё e njё shoqёrie qё skllavёronte fёmijёt e tjerё tё Zotit. Kjo vlerё e respektit pёr tё gjithё njerёzit – me fjalёt e Quaker “Zoti nё tё gjithё” – luan njё rol tё rёndёsishёm sot nё pёrdorimin e vetёm emrave tё parё ( unё jam Anne, jo president Houtman). Syudentёt shёrbejnё nё tё gjitha komitetet, pёrfshirё ato pёr punёsim, dhe kanё partnersipe tё barabarta nё klasё dhe nё mёsimnxёnien e tyre personale.

Kjo bёn qё studentёt tё jenё shumё tё rehatshёm nё sfidimin e status kuosё dhe nё tё folurin e sё vёrtetёs nё fuqi (duke bёrё tё qenurit president i tyre goxha aventurё – por kjo ёshtё njё tjetёr histori). Unё besoj se kjo ёshtё pse çdo student apo ish-nxёnёs i Eralhamit, pavarёsisht karrierёs, kanё kornizuar jetёn e tyre rreth se si tё bёjnё jetёn njё vend mё tё mirё.

Universitetet e arteve liberale ofrojnё njё eskperiencё qё sfidon background-et dhe perspektivat e studentёve. Studentёt tanё, pavarёsisht degёs, janё tё edukuar nё bisedim civil, tё menduar kritik dhe nё kuptimin dhe vlerёsimin e shkencёs.

Shёndeti afatgjatё i kombit tonё varet nё gadishmёrinё e qytetarёve pёr tё sfiduar normat shoqёrore dhe pёr tё hapur tema jashtё zonёs sё komfortit. Kёto janё dhuratat e edukimit tё lartё, dhe njё zgjidhje ndaj polarizimit qё rrezikon tё ardhmen.

Anne Houtman ёshtё presidenti i Earlham College, Indiana. Gazeta Liberale

 


Publikimi i mëparshëm

Krijimtaria e begatë e shkrimtarit të shquar gjerman

Publikimi i radhës

Rozmari Jorganxhi, dirigjentja e parë shqiptare

Publikimi i radhës
Rozmari Jorganxhi

Rozmari Jorganxhi, dirigjentja e parë shqiptare

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.