MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2449 testime, kurse janë regjistruar 865 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 397, Tetovë – 95, Veles – 44, Strumicë – 37, Shtip – 34, Manastir – 31, Gostivar – 30, Prilep – 29, Kavadar – 26, Kumanovë – 22. Ohër – 21, Koçanë – 17, Kërçovë – 15, Probishtip dhe Strugë nga 7, nga 6 raste në Radovish, Vinicë dhe Dellçevë, Kriva Pallankë dhe Resnjë nga 5, nga 4 raste në Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Berovë, Kratovë dhe Negotinë, nga 2 raste në Dibër dhe Demir Hisar dhe 1 rast në Makedonski Brod.
ISHP-ja ka regjistrur 359 pacientë të shëruar.
Kanë ndërruar jetë 10 persona. Katër pacientë nga Shkupi të moshës 58, 64, 67 dhe 78 vjecare, dy nga Prilepi të moshës 70 dhe 73 vjece, një 52-vjecar nga Manastiri, një 77-vjecar nga Ohri, një 48 vjecar nga Kocana dhe një 76 vjecar nga Probishtipi. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 32.436, numri I të shëruarve është 21.090, kurse I viktimave 1004. Për momentin shënohen 10.342 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 251.848 testime.
Në covid-spitalet e vendit trajtohen 721 pacientë prej të cilëve 123 janë me oksigjeno terapi kurse 2 të kycur në respiratorë.