“Stinë pandemie” romani i fundit i Fatos Kongolit është shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë.
E shkuara e errët dhe vrapi në të tashmen përshkruhen me mjeshtëri përmes një stili të rrjedhshëm.
Një skenar i realitetit të sotëm, në të cilin autori e tërheq lexuesin ndër faqe.
Kongoli rrëfehet për Syri Tv, për dimensionet e shumëngjyrta të librit.
Romani shtrihet në kohë dhe e njeh lexuesin me shndërrimin e Tiranës. Kryeqyteti i dikurshëm fle në kujtimet e Fatos Kongolit, që nuk gjenë asnjë grimë të përjetimeve të atëhershme.
Përshkrimet për Astirin përkojnë edhe me ato të mëngjesit të 17 majit, ditë kur u shemb Teatri Kombëtar. Shkrimtari thotë se ajo që ndodhi me teatrin ishte një veprim kriminal se dhe me të u shkatërruan qindra kujtime.
“Stinë pandemie”, një libër i shkruar herë me humor, herë me dhimbje e herë me ironi të hollë, risjell edhe historinë e një dashurie të pafinalizuar, që duket sikur i mban peng personazhet. Për ata, që kërkojnë të arratisen në lexime të mira, romani është zgjedhja e duhur.