• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Vazhdimi i udhës së artefakteve nga kujtimet te krijimet artistike

Artefaktet mund të quhen edhe objekte të kujtesës që nxjerrin kujtime të kulturës së shtëpisë, vendeve të rëndësishme, episodeve në të kaluarën autobiografike të një personi dhe marrëdhënieve të rëndësishme shoqërore (të afërm, miq, kolegë) të lidhur me shtëpinë ose origjinën.

24/10/2020
| Aktuale, Kosovë, Kulturë

Artefaktet, kujtimet personale ose objektet e veçanta funksionale dhe kultura materiale në hapësirat shtëpiake mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përkujtimin, dinamikën emocionale dhe proceset e formimit të identitetit për individët, familjet dhe komunitetet.

Njerëzit në një mënyrë apo tjetër janë të dhënë pas artefakteve, të cilat zënë një vend të rëndësishëm në jetën tonë. Ato na kujtojnë njerëz, ngjarje apo edhe emocionet tona. Disa prej nesh zgjedhim mënyrën për t’i ruajtur, sepse në to fshihen vitet e fëmijërisë sonë, raportet familjare, ngjarjet tona më të rëndësishme e të tjera. Artefaktet bartin me vete kohën, rrëfimin dhe historinë jetësore. Të tilla janë edhe ekspozita dhe katalogu i profesorit, Shemsi Krasniqi, me krijime artistike, që burojnë nga artefaktet e muzeut të tij familjar të ruajtura për shumë vite. Artefaktet e ruajtura me shumë dashuri komunikojnë jo vetëm historinë familjare të autorit, por edhe mënyrën e jetesës në përgjithësi në të kaluarën. Pra, autori nuk i le në harresë, i sjell të kombinuara me tema të kohës dhe me mjaft estetikë.

Artefaktet mund të quhen edhe objekte të kujtesës që nxjerrin kujtime të kulturës së shtëpisë, vendeve të rëndësishme, episodeve në të kaluarën autobiografike të një personi dhe marrëdhënieve të rëndësishme shoqërore (të afërm, miq, kolegë) të lidhur me shtëpinë ose origjinën. Në një kuptim të ngushtë, ato janë ndihmës- kujtese që nxisin dhe lehtësojnë procesin e përkujtimit. Objekte të tilla të veçanta personale mund të thuhet se kanë liri veprimi në atë që ato shkaktojnë, përgjigje emocionale dhe stimulojnë efekte dhe veprime shoqërore. Ato mund të shkaktojnë ndjenja, të nxisin angazhim shpirtëror, veprime të shpejta trupore, sjellje rituale ose ndërveprime shoqërore, të stimulojnë mendimin dhe të ushqejnë imagjinatën. Nisur nga kjo, autori gjen inspirimin duke i kombinuar artefaktet mes vete në mënyrë unike dhe krijuar jo vetëm figura, por edhe ide konceptuale, të cilat përcjellin mesazhe mjaft domethënëse. Krijime ku shekujt dhe vendet komunikojnë qartë mes vete, për t‘ia dhënë kohës një rrëfim të ri atë çfarë e preokupon jo vetëm autorin, por edhe çdo qytetarë të botës, qoftë ajo temë kulturore, sociale, mjedisore e planetare. Ekspozitën dhe katalogun autori e ndan në pesë kapituj: “Portrete dhe mitologji”, “Njerëz, sende, vende dhe gjendje”, “Kafshë, zogj dhe insekte”, “Toka dhe hëna” dhe “Relacione”. Duke përdorur gjuhë simbolesh në emërtimet e krijimeve – si “Hyjnesha tokë”, “Guri i sizifit”, “Varka e Noas”, “Harubeti dhe hëna”, “Pesha e penës”, “Pesë n’dymbëdhjetë”, “Njeriu i hekurit”, “Shigjeta dhe lapsi”, “Lutjet e pinguinit”, “Bleta dhe toka”, “Bota në dry” e të tjera – autori lehtëson komunikimin me natyrën dhe realitetin e botës.

Vathët e nënës, ora e babait, verigu, pllaka e shporetit, shuli i vekut, patkoi, gozhdët e shtëpisë, dritarja e fëmijërisë, mbulesa e djepit, lima, thekët e sexhades janë disa nga artefaktet që profesori Shemsi Krasniqi i kombinon për të sjellë krijimet konceptuale me mesazhe si: Pozita e gruas, ndotja e ambientit, shfrytëzimi i drejtë i ujit, pandemia si mbyllje e botës, liria e lëvizjes, toleranca fetare e të tjera. Pra, këto krijime artistike na tregojnë se dashuria për një objekt a person është në gjendje të zbulojë natyrën e vërtetë të gjithçkaje.

 


Publikimi i mëparshëm

RMV / 9 persona ndërruan jetë, 518 raste të reja me Covid-19

Publikimi i radhës

Konferencë sensibilizuese për potencialet e turizmit malor dhe mundësinë e realizimit të veprimtarisë së arsimit joformal

Publikimi i radhës

Konferencë sensibilizuese për potencialet e turizmit malor dhe mundësinë e realizimit të veprimtarisë së arsimit joformal

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.