• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E martë, 1 Korrik 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Si frymonte jeta përreth Pazarit të Tetovës

Aty bëheshin edhe biseda "politike" e "biznesi", por edhe muhabete të kota. Menjëherë pranë saj, në të majtë, ishte hyrja kryesore lindore për në pazar, prej gjithsej katër hyrjeve nga të katër anët gjeografike.

21/10/2020
| Kulturë, Maqedoni

Ismail Arsllani – Një foto e rrallë, mbase nga vitet e ’70-ta, e shkrepur nga lartësia e Kullës banesore te semaforët drejt Pazarit të vjetër të Tetovës, të cilën e kishte postuar në FB tetovari Nihat Osmanli, m’i trazoi disa kujtime të vjetra për këtë bërthamë të qytetit, në të cilën zhvillohej një jetë mjaft e gjallë, ku brenda ditës, në ato vite, thoshin, rrotulloheshin miliona marka gjermane. Tetova ishte qyteti më i pasur, kushtimisht thënë, në rajonin më të varfër të Maqedonisë perëndimore. Por, ta lëmë këtë, është një temë tjetër, shumë më e gjerë. Do të bëj një përshkrim të improvizuar, jo të plotë e kuturu të kësaj fotografie dokumentuese, për të kthjelluar kujtesën e tetovarëve më të vjetër dhe për të dhënë një vizion retrospektiv për të rinjtë që nuk e kanë mbërri atë kohë.
Në këtë foto, poshtë spikatet një shtëpi e bardhë, ndaj do ta nisi përshkrimin tim me të. Para asaj shtëpie, aty ku duken disa vetura, janë në rrugën asokohe me një korsi, që në popull quhej rruga e Gostivarit. Te ajo shtëpia e bardhë, poshtë, ishte ëmbëltorja “Jagoda” e Nesetit (askush nuk thoshte ëmbëltorja “Dredhëza” apo “Luleshtrydhe”). Aty frekuentonin shumë njerëz, nga të gjitha kategoritë, prej punëtorëve, pazarxhinjve e deri te intelektualët. Aty mbusheshin javë për jave, pranë kafesë dhe ëmbëlsirave, tiketat për “sportska”, për të qëlluar atë 13-shen magjike të ndeshjeve të Ligës së Parë të Futbollit në Jugosllavinë e atëhershme, si dhe disa ndeshje të Ligës së Dytë, me skuadrat Prishtina, Trepça, Liria e Teteksi…por kur kishte pauzë, edhe të Ligës italiane, për të fituar shumë para ëndërrimtare.
Aty bëheshin edhe biseda “politike” e “biznesi”, por edhe muhabete të kota. Menjëherë pranë saj, në të majtë, ishte hyrja kryesore lindore për në pazar, prej gjithsej katër hyrjeve nga të katër anët gjeografike. Po hedhim një përshkrim të shkurtër anës së majtë, që nuk duket në këtë foto. Në atë cep, para hyrjes, ishte një bankë, një qebaptore, përpunuesi i plisave të bardhë, i cili s’e hiqte kurrë plisin e bardhë nga koka, punëtoria e xhamave të Ali Palloshit, dyqani i Beko sahatçiut, Jakup “zllatarit” (shumë emërtime asokohe ishin të bastarduara me shqiptime sllave). Jakupi ishte argjendari (artari) i parë në Tetovë, i cili e kishte marrë këtë mjeshtri në një dyqan të njohur në Shkup.
Të kalojmë në anën e djathtë të hyrjes së Pazarit, ajo që duket në këtë foto: pranë ëmbëltores ishte rrojtorja, ku punonte një berber i njohur, i cili bënte edhe synetin e fëmijëve, pastaj vinte dyqani i “Xhakartës”, kujunxhiut Branko, gjellëtorja e babait të një shoku, një xhamaxhi dhe hyrja lindore për në pazar, që nuk përdorej gjithaq. Në të djathtë të hyrjes ishte Universiteti i Punëtorëve, ku moshatarë merrnin me “shkollën e natës” nga një dëftesë të fillores, si kusht për të hapur ndonjë dyqan. Aty, për herë të parë, në vitin 1965-66 është hapur Radio-Tetova, edhe në gjuhën shqipe. Pastaj radhiteshin disa dyqane basmaxhinjsh, për të dalë deri në qendër.
Përsëri i kthehemi fotos. Një pullaz i bardhë, që duket në të djathtë ishte “Shinobusi”, ku shkonin bekrinjtë dhe meraklinjtë për zbrazjen e gotave. Aty zhvillohej një jetë e qejfit jashtë normave. Pranë tij, duket një godinë nga ana e prapme e njohur si “Stokovna” apo Shtëpia e Mallrave, më në të majtë pjesa e prapme e dyqaneve të kasapëve. Krejt lart duket transversalja e tri godinave banesore, që quheshin “çeshell”, poshtë ishin zyrat e BVI të banesave, Komunaprojekti, Farmacia, Teteksi…
Në pjesën qendrore të fotos, duken tezgat e pazarit. Brenda pazarit kishte dy çajtore në pjesën jugore, në njërën sosh, që rrallë kush asokohe kishte televizor, në vitin 1966, aty, në mes tymit të duhanit, shumë tetovarë kanë përcjellë drejtpërdrejt në TV, shkeljen e parë të këmbës së njeriut në Hënë. Anësh kishte vorbëtari, dyqan për “jufka” dhe kadaif, ishte studioja e Skenderit për shkrimin e firmave dhe mbishkrimeve. Në daljen veriore të pazarit ishte “pilara” e xha Samiut dhe një ëmbëltore në cep dhe shumë dyqane të tjera, shitës ambulantë, pazarxhinj e njerëz që shkëmbenin valuta… Kështu gjallëronte pazari i vjetër i Tetovës para 40 vjetësh…

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10218609576129841&set=a.1722612464376&type=3&theater


Publikimi i mëparshëm

RMV / 4 viktima dhe 408 raste të reja me Covid-19

Publikimi i radhës

RMV / 12 persona kanë ndërruar jetë, 641 raste të reja me Covid-19

Publikimi i radhës

RMV / 12 persona kanë ndërruar jetë, 641 raste të reja me Covid-19

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.