Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 680 testime, ndërsa janë regjistruar 80 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-54, Kumanovë-1, Tetovë-3, Veles-4, Kavadar-2, Gostivar-7, Kriva Palankë-1, Koçan-3, Vinicë-2, Delçevë-1 dhe Sveti Nikollë-2.
Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.
Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 3 persona, një pacient nga Shkupi (48 vjeç), një nga Struga (78 vjeç) dhe një nga Strumica (68 vjeç).
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 21193, numri i pacientëve të shëruar është 16397, i viktimave – 800, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3996.
Në covid-spitalet e vendit janë të shtruar gjithsejt 432 pacientë, prej të cilëve, sic njoftohet, 54 janë me oksigjeno-terapi kurse 2 të kycur në respiratorë.