• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 7 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Promovohet krijimtaria letrare e Sadije Alitit, Behare Nezirit dhe Rami Kamberit

Ky aktivitet u realizua si bashkëpunimi i Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum Tetovë dhe Qendrës për kulturë në “Koço Racin” në Shkup.

10/10/2020
| Kulturë, Maqedoni

Poezia dhe poetët frymojnë edhe në kohë e kushte pandemie. Promovim i opusit letrar të poeteve Sadije Aliti dhe Behare Neziri dhe portreti letrar i shkrimtarit Rami Kamberit u prezantuan në Shkup para miqve e dashamirëve të artit e të krijimit letrar. Ky aktivitet u realizua si bashkëpunimi i Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum Tetovë dhe Qendrës për kulturë në “Koço Racin” në Shkup. Për krijimtarinë poetike e letrare të poetes Sadije Aliti vlerësime paraqitën gazetarja dhe krijuesja Valbona Zunçe-Pjaziti dhe profesori universitar Dr.Sherif Selimi.

“Sadije Aliti nëpërmjet botimin e saj më të fundit “Dashuri magjike” në ciklin e lirikave të dashurisë “Ditari i dashurisë”, i këndon ndjenjës më të pastër e më të çiltër vajzërore, dashurisë së fshehur, por që ashtu si lulebora që hap petalet në pranverë ashtu dhe dashuria shpërthen shkëndijat dhe tiktaket e zemrës. Dashuria është ai kopshti i madh ku stinët vijnë me bukuritë e veta të ylberta, herë me gjelbërim, herë me shirat e rrëmbyeshëm, herë me furtunë e qiell të vrenjtur, por që përsëri në fund u qeshin rrezet e diellit, rrezet e shpresës duke na kalitur në valët e saj.”- theksoi Valbona Zunçe-Pjaziti.

Kritiku Dr. Sherif Selimi u shpreh se:”Realiteti imagjinar projektohet përmes familjarizimit të fjalëve të cilat kalojnë në figurë. Lidhja e dy elementeve që për nga kuptimi janë të kundërta, e në procesin krijues shkrihen, shënojnë figurën oksimoron. ,,Terri dhe drita janë një me ty’’. Shumësi ,,janë një me ty’’shënon oksimoronin. Praktika figurative tregon që aty ku oksmioroni është i shprehur, antiteza nuk ekziston. Dhe ja një epërsi estetike e poetes, e cila arrinë të gdhend figurën sipas kërkesave të poetikës. Në poezitë e Sadije Alitit, oksimoroni shënon lidhjen apo shkrirjen e emocionit me figurën, një veçori tjetër produktive e poezive në fjalë.”

Krijimtarinë letrare të poetes Behare Neziri në një vlerësim përmbajtjesor e studimor e prezantoi Prof. Dr. Ejup Ajdini.

 “Poezia e Behare Nezirit vjen si një ndjenjë e veçantë e forcës jetësore, e cila na duket se shpërthen nga vullkani i dashurisë së sinqertë, e cila përjetohet skajshmërisht në thellësinë e qenies së saj shpirtërore, si ndjenjë e që dhuron të pamundurën e pastaj ka lëkundje të tërmetesh në intimen e saj të dashurisë, të cilat gërshetohen natyrshëm me idealet romantike, si një forcë që e mban të gjallë e të pathyeshme këtë iluzion dhe lirizëm shpirtëror”-u shpreh Ajdini.

Ai më tej theksoi se:”Kjo lirikë dashurie e Behare Nezirit kërkon edhe një analizë psikologjike të ndjenjës erotike, pasi aty ndjehet edhe përshkrimi i adhurimit të ndrojtur e me pasion prej zjarri: “Seç m’u lidhën për qerpikët durimet”, pasi kjo dashuri është më tepër se pasion, pasi e ka peng mallin e pashuar.”
Fjalë përshëndetëse mbajti kryetarja e Shoqatës së shkrimtarëve Oeneum Behare Neziri e cila theksoi se me këtë qendër kulturore është një traditë më e gjatë e bashkëpunimit në aktivitete kulturore.
Drejtori i Qendrës për kulturë, Safet Kamberi theksoi së është i kënaqur me bashkëpunimin e poetëve dhe shoqatës nga Tetova pasi janë realizuar disa promovime dhe Manifestime letrare si ai vitit të kaluar, Festat e nëntorit, ku u mbajt një orë poetike me poetë nga trojet shqiptare dhe diaspora.
Behixhudin Shehapi, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, në fjalën përshëndetëse theksoi se magjia e vargjeve sërish reflekton në shpirtrat tanë të ngushtuar mjaft nga paraqitja e epidemisë së koronavirusit, Ministria e Kulturës do të vazhdojë të mbështesë dhe të inkurajojë këto evenimente.

Rrezeartë Samiu, lexoi një biografi për Portretin letrar të shkrimtarit e kritikut Rami Kamberi. Ai njihet si: redaktor, recensent dhe lektor i shumë librave të botuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut e më gjerë, si Kosovë dhe Shqipëri. Studimet deridiplomike dhe pasdiplomike i ndoqi në Prishtinë, në Fakultetin e Filologjisë, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Pjesëmarrës nëpër shumë debate letrare, takime poetike si dhe nëpër konferenca shkencore dhe seminare, organizuar nga Universitetet e trojeve shqiptare e më gjerë.


Publikimi i mëparshëm

Krijohet shoqata e grave shqiptare “Shqiponja e mëndafshtë”

Publikimi i radhës

RMV / 393 raste të reja me Covid-19, 4 persona ndërruan jetë, shërohen 90 pacientë

Publikimi i radhës

RMV / 393 raste të reja me Covid-19, 4 persona ndërruan jetë, shërohen 90 pacientë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.