Artan Fuga – Asnjëherë mos mendoni se e ndani dot në vetvete një fjali logjike nga një fjali alogjike. Këtë mësim të madh të Witegejnsteinit te Traktati Logjiko-filozofik nuk duhet ta harrojmë kurrë.
Psh, para një viti:
– Si i ke me shëndet nga familja?
– Mirë falemnderit! Rrofsh që më pyet dhe interesohesh për ta!
Nga fjalia e parë logjike ridhte fjalia e dytë logjike.
Po sot?
– Si i ke nga familja?
– More qen, kaq egoist je sa kujton që jam me Covid?! Po thuaj njëherë mirëmëngjes!
Nga fjalia e parë rjedh një fjali e dytë logjike por që para një viti dukej alogjike! Prandaj kujdes me ata që i quani budallenj! Mund të jenë, megjithatë qendroni një çast dhe mendoni se mos budalla është jo budallai. Pas nje sekonde mund të dali se budallai është i mënçur!