• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

MASH: Platforma nacionale në dispozicion për nxënësit dhe prindërit

Në platformë tashmë janë vendosur video udhëzime dhe doracakë, por edhe përmbajtje të tjera, të cilat nëse ndiqen me sukses, në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë i udhëzojnë shfrytëzuesit përgjatë platformës, thonë nga MASH dhe theksojnë se në këtë proces i rëndësishëm është bashkëpunimi i fuqishëm në të gjitha nivelet dhe çdo ditë është e rëndësishme për fillim të suksesshëm të mësimit onllajn.

26/09/2020
| Arsim, Maqedoni

Ueb-faqja e Platformës së vetme nacionale për mësim onllajn nga mesnata është në dispozicion për shfrytëzuesit përmes adresës www.schools.mk. Me qëllim që të njoftohen me funksionet e saj para fillimit të vitit shkollor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës iu bën thirrje nxënësve dhe prindërve, ta vizitojnë dhe të njoftohen me platformën gjatë fundjavës.

Në platformë tashmë janë vendosur video udhëzime dhe doracakë, por edhe përmbajtje të tjera, të cilat nëse ndiqen me sukses, në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë i udhëzojnë shfrytëzuesit përgjatë platformës, thonë nga MASH dhe theksojnë se në këtë proces i rëndësishëm është bashkëpunimi i fuqishëm në të gjitha nivelet dhe çdo ditë është e rëndësishme për fillim të suksesshëm të mësimit onllajn.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë dërgoi udhëzime për të gjitha shkollat që detyrimisht t’u dorëzohen fjalëkalimet nxënësve. Iu bëjnë thirrje drejtorëve të shkollave të cilët nuk e kanë bërë këtë, ta shpejtojnë procesin dhe t’u dërgojnë fjalëkalimet nxënësve gjatë fundjavës, sepse për disa ditë fillon zyrtarisht viti shkollor.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës iu bën thirrje edhe vetëqeverisjeve lokale dhe kryetarëve, të cilët, gjithashtu, janë partner i yni i rëndësishëm në këtë proces, në maksimum të përkushtohen në sigurimin e kushteve për fillim të papenguar të vitit shkollor në shkolla, pa dallim se a bëhet fjalë për prani fizike, ose për mësim nga distanca. Njëkohësisht, shfaqim falënderim të madh kryetarëve dhe të punësuarve në komuna, por edhe të gjithë arsimtarëve për përkushtimin në sigurimin e kushteve për mësim të papenguar në kohë pandemie. Prioriteti kryesor dhe i vetëm i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në këtë periudhë është që t’i tejkalojmë sfidat dhe me sukses ta fillojmë, por edhe përfundojmë vitin shkollor 2020/2021 edhe krahas asaj që përballemi me Kovid-19”, thuhet në kumtesën e MASH.


Publikimi i mëparshëm

Shkrimtarja e njohur shqiptare Entela Kasi – laureate e çmimit “Ali Podrimja”

Publikimi i radhës

RMV / 1 viktimë, 141 raste të reja me Covid-19 dhe 94 të shëruar

Publikimi i radhës

RMV / 1 viktimë, 141 raste të reja me Covid-19 dhe 94 të shëruar

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.