• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 7 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Hapudemia” – festa letrare pa praninë e publikut

Dramaturgu Jeton Neziraj ka thënë se festa e sivjetme letrare bëhet për herë të parë pa praninë e publikut. Por, sipas tij, forma digjitale ka mundësuar që organizatorët të realizojnë të dhjetin edicion me radhë.

12/09/2020
| Kulturë

Një karvan veturash mbrëmjen e së premtes është nisur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës drejt teatrit “Oda”. Jo si dasmorë me zhurmat e borive e me flamuj, por si lajmëtarë të hapjes së përbashkët të festivaleve “Polip” dhe “HAPU”, që sivjet ka ardhur me emrin “Hapudemia”.

Që të dyja eventet u janë përshtatur rrethanave me virusin. I menduar si solidarizim i përbashkët, organizatorët kanë zgjedhur që të pranishmit në vetura në frekuencë të njëjtë radioje të dëgjonin dhjetëra poetë që lexonin vargjet e tyre.

Vargjet poetike në 106.8 Mhz kanë qenë si intro e “Hapudemisë” drejt hapjes së “Polipit”. Masazhi është përtej një aktiviteti letrar e pushtimi hapësire me art. Vjen edhe si solidarizim dy festivalesh, si shtyrje kufijsh e aktivizëm në kohë të zorshme

Në kundërpërgjigje ndaj pandemisë, “Polipi” organizuar nga qendra “Multimedia”, megjithatë ka bërë tok shkrimtarë, në hapjen e edicionit jubilar, të dhjetit, të këtij festivali ndërkombëtar të letërsisë.

Me anë të një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Münsteri i Gjermanisë, shkrimtarja kroate Alida Bremer ka përshëndetur pjesëmarrësit e edicionit jubilar.

Teksa ka shprehur keqardhje për pamundësinë për të marrë pjesë fizikisht në festival, ajo ka përgëzuar organizatorët që kanë përfillur masat e sigurisë kundrejt pandemisë COVID-19.

“Për mua ky festival është për gjuhën dhe e di që për shumë vjet me radhë ‘Polipi’ ka ndryshuar gjuhën e komunikimit të ndërsjellë në Evropën Juglindore”, ka thënë Bremer, e cila është një nga përkthyeset më të njohura të kulturës kroate në botën gjermanishtfolëse.

Shkrimtarja 61-vjeçare ka vlerësuar se letërsia është vendi më i mirë për empati e mirëkuptim.

“Ndonjëherë bën edhe të kundërtën, por kjo nuk duhet të na dekurajojë”, ka shtuar Bremer.

Dramaturgu Jeton Neziraj ka thënë se festa e sivjetme letrare bëhet për herë të parë pa praninë e publikut. Por, sipas tij, forma digjitale ka mundësuar që organizatorët të realizojnë të dhjetin edicion me radhë.

“Publiku do ta dojë ashtu siç e ka dashur në nëntë edicionet e kaluara, ku kanë marrë pjesë rreth 300 shkrimtarë, poetë e njerëz të kulturës”, ka thënë Neziraj për “Polipin”, i cili nga sivjet do të organizohet në mjediset e teatrit “Oda”. Koha.net

 


Publikimi i mëparshëm

Restaurimi e shpëton nga shembja Mullirin e Bajram Currit

Publikimi i radhës

RMV / 2 viktima dhe 98 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Publikimi i radhës

RMV / 2 viktima dhe 98 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.