• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

60 – vjet “Vera e Ohrit”, marrin pjesë edhe emra të njohur të kulturës shqiptare

Koncerti i këtij viti i kushtohet divës së paharruar operistike Ana Lipsha – Tofoviq, e cila festivalit i solli dashuri, por edhe përjetësi. Pikërisht me koncertin e saj të mbajtur në ditën e sotme në vitin 1961.

05/08/2020
| Kulturë, Maqedoni

Ohri prej mbrëmë e deri më 30 gusht i jeton  ditët e emocioneve që i sjell festivali “Vera e Ohrit”. Me ari të njohura në performancën e artistëve Marija Jeliq, Dario Di Vietri, Ivan Tomashev dhe Amanda Stojoviq, në piano në shoqërim të maestros Milevoe Veliq, mbrëmë në Teatrin antik u hap jubilari i 60-të i manifestimit muzikor-skenik.

Koncerti i sivjetmë i kushtohet divës së paharruar operistike Ana Lipsha – Tofoviq, e cila festivalit i gdhend dashuri, por edhe përjetësi. Pikërisht me koncertin e saj të mbajtur në ditën e sotme në vitin 1961.

Përball numrit të reduktuar të mysafirëve për shkak të pandemisë Kovid-19, Festivalin e shpalli të hapur organizatori i manifestimit, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i cili uroi për ekzistimin gjashtëdekadësh në të cilin, siç theksoi “artistë të lartë vendas, evropian dhe botëror na nderuan me përsosmërinë e tyre këtu në Ohër”.

Pendarovski theksoi se organizimi i “Verës së Ohrit” në kushte të Kovi-19 nuk është aspak i lehtë, por absolutisht është i domosdoshëm, sepse tashmë 60 vjet manifestimi është një model i arritjeve të larta estetike të nivelit ndërkombëtar.

“Në të njëjtën kohë, ky është një festival i individëve krijues që ngrihen kundrejt tendencave destruktive. Kuptohet, se nga ndërhyrjet e tilla të shoqatave artistike dhe politikës mund të mësojë për atë si krijohen bërthamat e lira, të hapura, emancipuese, dinamike që konfirmojnë bukurinë e diversitetit. Nevojitet të ruhet niveli dhe cilësia që sjell ‘Vera e Ohrit’. “Aq sa kultura na nevojitet në kohëra paqeje, edhe më shumë na nevojitet në kohë krize,” theksoi shefi i shtetit.

Para publikut fjalim pati edhe ministri i Kulturës në largim Hysni Ismaili, i cili shprehu kënaqësi që festivali është më i vjetër se pjesa më e madhe e audiencës sonte në Teatrin antik.

“Festivali ‘Vera e Ohrit’ nuk matet tashmë me vite të edicioneve të tij, por matet me sukseset artistike që i sjell çdo vit…Unë thellësisht jam i bindur se askush më shumë nuk mundet që mos ta pranojë prestigjin e festivalit që sot është më shumë sesa pritjet e vetë themeluesve para 60 viteve, pse jo më shumë se ëndrrat e tyre për një festival që do të jetë emblemë artistike e Maqedonisë së Veriut në arenën artistike botërore”, tha Ismaili, duke theksuar se festivali nuk pati sukses vetëm për shkak të mbështetjes së vazhdueshme të shtetit, por mbi të gjitha sepse u rrit nga entuziazmi dhe dashuria e shumë njerëzve të cilët ndoshta sonte mund të mos jenë mes nesh, por me përkushtimin e tyre kanë mundësuar që festivali të ekzistojë tashmë gjysmë shekulli dhe të krijojë artistë që do t’i dëshironte çdo skenë botërore. “Vera e Ohrit” është pjesë e familjes së Asociacionit Evropian të Festivaleve që nga viti 1994, kur edhe zyrtarisht hapëroi drejt realizimit të misionit – Evropa kulturore me vlerat të larta kulturore të përbashkëta. Më 15 gusht do të paraqitet Petrit Çeku me kitarë nga Shqipëria, ndërsa më 26 gusht Vikena Kamenica mecosoprane dhe Merita Rexha Tërshana në piano nga Shqipëria.  koha.mk

 


Publikimi i mëparshëm

Medikamenti rus kundër Covidit, “recetë” nga Japonia

Publikimi i radhës

Studimi / Gjatë pandemisë – vajzat kanë studiuar më shumë sesa djemtë

Publikimi i radhës

Studimi / Gjatë pandemisë - vajzat kanë studiuar më shumë sesa djemtë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.