• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 6 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Krijimtaria e Bekim Lumit – model i teatrit, mësim për gjeneratat

30/07/2020
| Kulturë

“Mësimi” është njëra prej shfaqjeve emblematike të Bekim Lumit, por e gjithë krijimtaria që ai ka lënë pas është një teatër më vete, mësim për gjeneratat e reja. Në rrethana normale pa pandemi, përkujtimi i Bekim Lumit sot (e martë) do të bëhej në Teatrin Kombëtar të Kosovës nëpërmjet veprave të tij. Nën titullin “Loja e Lumit” do të ekspozoheshin pjesë të krijimtarisë së tij prej regjisori, studiuesi, gazetari e poeti. Shfaqja e tij “Arturo Ui”, që është në repertor të TKK-së qysh prej premierës në qershor të vitit 2018, do të plotësonte mozaikun e përkujtimit të Bekim Lumit në përvjetorin e dytë të vdekjes së tij. Por shkaku i masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, Lumi nuk do të kujtohet përmes një ceremonie publike. Ai vdiq më 30 korrik të vitit 2018 në moshën 52-vjeçare. Por trashëgimia e tij prej artisti vazhdon të jetë e pranishme dhe shërben si një shkollë teatri.

Në pamundësi të ndonjë organizimi publik, siç u përkujtua vitin e kaluar, sivjet ai do të kujtohet në emisionin “Express” të Kohavisionit. Lumi jetonte me artin dhe besonte në të. Shkoi deri në atë nivel, saqë muajve të fundit të jetës relacioni i tij ishte midis Teatrit dhe marrjes së terapisë shkaku i sëmundjes prej së cilës vuante. Përgatiste shfaqjen “Arturo Ui”. Edhe në atë gjendje i shikonte me hollësi detajet.

“Ta bëj një shfaqje në një planet tjetër…”

“Bujar, frymëmarrja nuk është mirë”, ndërhynte ai në mbrëmjen e 13 qershorit 2018, gjatë provës së përgjithshme një ditë para premierës. E kishte brengë frymëmarrjen e aktorit Bujar Ahmeti përderisa për vete mezi ngihej frymë. Në premierë nuk kishte mundësi të merrte pjesë shkaku i gjendjes së vështirë. Por besimi i tij në art e teatër nuk ndalej me kaq. Koha.net

 


Publikimi i mëparshëm

“Qeleshet” prej mermeri për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Publikimi i radhës

Festa e Kurban Bajramit / Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti: Gjatë festës t’u përmbahemi protokolleve të autoriteteve shëndetësore

Publikimi i radhës

Festa e Kurban Bajramit / Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti: Gjatë festës t’u përmbahemi protokolleve të autoriteteve shëndetësore

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.