• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 7 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Shqipëri

Kush ishte francezja që thuri vargje për mbretin e shqiptarëve

Komiteti i “France-Orient” (Shoqatë kombëtare propagande politike dhe ekonomike në Lindjen e Mesme, në Evropën Lindore dhe në Afrikën Veriore) ka organizuar, të hënën e 13 shkurtit 1933, një ceremoni për nder të Shqiptarëve të Parisit, ku kanë qenë të ftuar ndër të tjerë, ambasadori i Shqipërisë Stavro Stavri dhe gruaja e tij franceze.

29/07/2020
| Shqipëri, Spektër

Në shkrimin e buletinit zyrtar të këtij komiteti mësojmë më shumë mbi historinë e këtij çifti dhe në fund të tij, gjejmë poezinë e veçantë të Znj. Stavro Stavri, për mbretin Zog, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“…Znj. Stavro Stavri është franceze, madje Burginjone; ajo mbart shpirtin dhe elegancën e kësaj toke, buqetën dhe vlerën e saj. Kjo martesë është një roman, ai i dy ‘Promessi sposi de Manzoni’; student dhe studente në Sorbonë, të ardhur në Paris, njëri nga thellësitë e Shqipërisë dhe e fejuara e re, nga Dukata e vjetër e Burgonjës, ata i premtuan njëri-tjerit, se do të martoheshin sapo të kishin marrë bashkë, diplomat e doktoratës.

Çfarë stimulimi është ky premtim që do të bashkonte shpirtin francez me besnikërinë shqiptare? Të dy bashkëshortët bartën kështu në Shqipëri, ndikimin e shkencës franceze dhe sollën këtu, në Legatën në të cilën është angazhuar nga Mbreti i tij, Shkëlqesia e Tij Stavro Stavri, parfumin e atdheut shqiptar, shkëlqimin e maleve të thyera që vlerësonte Lamartine dhe të gjitha aspiratat e një race krenare, të drejtë dhe fisnike midis të gjithë atyre të Lindjes…”

Zogu i Parë

Kur njëzet vjet më parë, ngrihej flamuri

Në Vlorën e gëzuar dhe që Ismail Qemali

Plaku me flokë të bardha, këndonte përtëritjen

Në Atdheun e çliruar, një burrë i ri, mbi kalë,

Përshkonte Matin, djepin e fëmijërisë së tij…

Ai ëndërronte, i mahnitur nga qielli i tij i magjepsur,

Madhështinë, bukurinë, forcën, fuqinë,

Dhe, në mbrëmje, flinte në një pallat të mallkuar

Me rrëqethjen e fuqishme të zhurmës së fluturimit të shqiponjave

E quanin Ahmet, ishte djali i madh

I një Familje të lashtë që jeton në mal;

Nëna e tij, një heroinë, kishte ditur ta stërviste

Me guximin që pushton dhe afshin që fiton.

Fati i lidhur me racën e pafrikshme

Që gjithmonë dëshiron të rritet dhe të arrijë majën,

U dhuroi Shqiptarëve, një shef, një shpirt, një zemër

I lindur për t’u sjellë atyre zhvillimin që asgjë nuk ndal.

E thërrisnin Ahmet, djali i Zogut, fitimtar!

Ishte ai, dhjetë vite më vonë, që tashmë Sovran,

Njëzet herë, ndoshta njëqind, gjithmonë me të njëjtin guxim,

Për të shpëtuar vendin e tij, rrezikoi me zemër të qetë,

Jetën bashkë pasuritë e tij, duke vështruar vdekjen ballë për ballë.

Skënderbeu e frymëzonte, ky luftëtar i shquar,

Që çliroi Krujën nga zgjedha e tiranisë.

I gjithë populli i tij, njëzëri, brohoriti: “Zog i Parë!”

Mbret i Shqiptarëve, djalë i kësaj Shqipërie

Që e deshti të bashkuar e të lirë, në tokën Evropiane.

Paris, 13/2/33.

 


Publikimi i mëparshëm

90-vjeçarja me Covid -19 refuzon frymarrjen e drejtuar / Ruajeni atë për më të rinjtë

Publikimi i radhës

Ndërkombëtarizimi kushton më shumë sesa tarifat e shkollimit

Publikimi i radhës

Ndërkombëtarizimi kushton më shumë sesa tarifat e shkollimit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.