• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Si e themeloi djali i Sami Frashërit klubin e futbollit “Galatasaray”?

Ne 69 - vjetorin e vdekjes u lartesua kujtimi për Ali Sami Frasherin (Ali Sami Yen) i biri i Sami Frasherit

29/07/2020
| Opinione, Spektër

Bora Zukali – Si e themeloi djali i Sami Frashërit klubin e futbollit “Galatasaray”?

Ka lindur në Kandili të Stambollit, më 20 mars 1886. Emri origjinal i tij është Ali Sami, dhe është i biri i Sami Frashërit.

Ali Sami “Yen” Frashëri në vitin 1905 krijoi klubin futbollistik Sport Klub Galatasaray dhe ishte president i parë për 13 vjet rresht, nga 1905-1918. Dhe përsëri për pak kohë në vitin 1925. Ishte trajner i parë i ekipit të futbollit në mes viteve 1905-1908. President i Komitetit Olimpik nga viti 1926-1931. Trajner i parë në një ndeshje ndërkombëtare kundër Rumanisë. Ali Sami Frashëri, vdiq më 20 korrik, 1951.

Ali Sami Frashëri është edhe një nga futbollistët e parë shqiptarë, gjithashtu është një nga trajnerët e parë shqiptarë, një nga presidentët e parë të një skuadre futbolli.

Ali Sami Frashëri gëzonte një respekt të jashtëzakonshëm në shtetin turk e veçanërisht në qytetin e Stambollit. Ali Sami Frashëri vuri themelet e futbollit turk, ishte iniciatori i parë i krijimit të klubeve sportive si të: Basketbollit, hendbollit, volejbollit, notit, hipizmit etj. Kundërshtarët e përjetshëm të klubit të Ali Sami Frashërit ishin: SK Fenerbahçe, JK Beshiktash, Trabzonspor, Istanbulspor etj.

Ali Sami Frashëri ndoqi rrugën e babait dhe xhaxhallarëve të tij, që të gjithë intelektualë të shquar dhe shumë vizionar. Nën udhëheqjen e tij SK Galatasaray fitoi shumë trofe, ishte skuadra më e fortë dhe më e organizuar në Turqi dhe Ballkan.

Një kuriozitet sa i përket fanellave të SK Galatasaray:

Në fillimet e saja, atëherë kur edhe e themeloi, fanellat e SK Galatasarayit kishin ngjyrat kuq e zi, si dhe në anën e majtë emblemën me shqiponjën dy krenëshe, që simbolizonte edhe vet origjinën e Ali Sami Frashërit. Por me kalimin e kohës nga vetë shteti otoman, u detyruan dhe u obliguan që të hiqeshin fanellat me ngjyrën kuq e zi dhe ta hiqnin shqiponjen si emblemë të klubit, e t`i zëvendësonin me ngjyra verdh e kuq, që edhe sot e kësaj dite i bart SK Galatasaray.

Një kohë ka qenë edhe kryetar i shoqatës së arbitrave të Turqisë. Pas vdekjes së Ali Sami Frashërit drejtuesit e klubit Galasaray vendosën që stadiumit t`ia lënë emrin e legjendës së futbollit dhe sportit turk, emrin e shqiptarit tonë të madh “Ali Sami Yen”. Emrin e tij, Ali Sami Yen, mbanë edhe një rrugë në Stamboll. Kurse fjala Yen në biografinë e tij ishte pseudonimi, sepse ashtu e quanin dhe e njihnin dashamirët e futbollit turk, Ali Sami Yen.


Publikimi i mëparshëm

Njohja e titujve dhe gradave të huaja akademike është detyrë morale

Publikimi i radhës

ISHP: Ulet numri i të infektuarve dhe viktimave, rritet numri i të shëruarve nga Covid-19

Publikimi i radhës
?????????????????????????????????????????????????????????

ISHP: Ulet numri i të infektuarve dhe viktimave, rritet numri i të shëruarve nga Covid-19

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.