• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Shpresa Sinani – një jetë të tërë kushtuar edukimit dhe arsimit në gjuhën shqipe

Intervistën me intelektualen, mësuesen, aktivisten dhe humanisten shqiptare, Shpresa Sinanin e zhvilloi gazetari Berat Azizi

03/07/2020
| Arsim, Maqedoni

Të flasësh për Shpresa Sinanin, njërën nga mësueset e para të shkollës fillore  në Tetovë, nuk është edhe aq e lehtë. Një mësuese, humaniste, aktiviste për të drejtat jo vetëm të njeriut, por edhe të nxënësve, të grave , një punëtore e palodhshme edhe sot e kësaj dite. Janë të pakta  ata mësuese që mund të rrëfejnë për jetën e tyre, për punën e tyre si mësuese dhe si një nënë e cila ka rritur tre djem, ndërsa bashkëshortin  nuk e ka pasur gjithmonë aty pranë. I ndjeri Ramadan Sinani ka punuar në Prishtinë, për 18 vite me radhë, por gjithmonë ata kanë qenë së bashku.  Bisedën e realizuam në shtëpinë e saj në një ambient mjaft të ngrohtë dhe shumë mikpritës. Që në pamje të parë kjo shtëpi të jepte ndjenjën se je në  një  bibliotekë të Shqipërisë apo të Kosovës. Të gjitha vitrinat e mbushura me libra, mirënjohje, fotografi që nga koha kur ajo ka qenë nxënëse, vizatime të fëmijëve të ruajtura me aq kujdes nga vitet e 60-ta, kujtime dhe shumë dhurata tjera.

Mbi 36 vite punë si mësuese në Liria të Tetovës, ndërsa Ditarin e mban edhe sot e kësaj dite

Znj. Shpresa Sinani gjatë bisedës me ne  tha se  ka qenë nxënëse në shkollën fillore Liria në Tetovë, ndërsa në vitin 1968 punësohet si mësuese në këtë shkollë  së bashku me një mësuese tjetër.  Për më shumë se 36 vite kam punuar si mësuese , ndërsa këtë profesion e ushtroj edhe tani gjatë muajve të verës. Në vitin 2004 dola në pension të parakohshëm për tu dhënë mundësi mësuesve më të reja dhe sot ndjehem shumë  e lumtur që në vendin tim është punësuar një mësuese e re dhe shumë e shkathët. Por Sinani, thotë se gjatë asaj kohe ka qenë shumë e vështirë pasi në klasë kemi qenë vetëm dy vajza. Por vetëm pak muaj pasi fillova punën si mësuese filluan ngjarjet e nëntorit të vitit 1968 ku unë morra pjesë aktive në demonstratat e asaj kohe. Gjatë bisedës ajo rrëfen se mbështeste demonstrate pasi ishte rritur  në një familje ku flitej për shqiptarët, për të padrejtat që i bëhen, ku flitej për arsimin dhe edukimin e brezave të ri, ku flitej për flamurin dhe Shqipërinë. Ishin të gjitha këto që më motivonin të marr pjesë në këto demonstrate. Në anën tjetër Shpresa Sinani thekson se vazhdoja të mbaja orët në shkollën Liria, sepse nuk doja që nxënësit e mi të humbasin orë. Presionet vinin nga të gjitha anët si nga shkolla po ashtu edhe nga strukturat komuniste të asaj kohe, por unë isha e vendosur që të  shkojë përpara.

Njohja me profesorin Ramadan Sinanin

Shpresa Sinani na rrëfen edhe për njohjen e parë me  Ramadan Sinanin, “Rastësisht  takohem në një orë letrare me burrin tim Ramadan Sinani,  dhe aty ndodhi një shkëndijë dhe simpati e fortë ku  atë ditë ai së bashku me Faik Mustafa dhe Gegën, ishin organizator. Më bëri me shenjë që edhe unë të dal në demonstrate dhe unë dola  dhe kjo ishte vetëm pak minuta para se të fillonte mësimi. Sërish u ktheva në mësim  edhe pse çdo herë isha nën vëzhgimin e drejtorit dhe spiunëve tjerë.  Tek Rilindja kemi shkruar parullat dhe prej aty serish shkuam para komunës, para lidhjes,  kurse në qendër Sherif Ajeti vendosi një flamur kombëtar. U ktheva në shkollë dhe fëmijët i lëshuam më herët  sepse kishte trazira.  Duke folur për këtë moment Shpresa,  tha se fëmijët tanë djemt kanë pritur dhe të  shohin se nga do të shkojë unë dhe të vijnë pas meje,  jam habitur se  asnjë prind shqiptar nuk kishte ardhur që ti merr fëmijët.  Por unë së bashku me një kolege nga Dibra sërish dolëm në shesh pasi u tha se aty do të ketë një fjalim, por më vonë  u tha se fjalimi është anuluar dhe se nuk do të ketë ndonjë lëvizje tjetër . Na njoftuan se do të fillojë ora policore.  Mbaj mend se një nxënës Fatmir Fanda në Amerikë, ende e mban mend se si kam vepruar unë në sheshin e qytetit duke më bërë me dije se unë kisha hipur mbi një mur. Pas asaj nesër sërish kemi dalë në qytet dhe disa kolege maqedonase  menjëherë më lajmërojnë në drejtori se Shpresa ishte në demonstrata edhe pse atë ditë nuk kishte.  Presionet kanë vazhduar çdo ditë,  në çdo mbledhje më pyesnin se çfarë bënte Shpresa në demonstrate, çfarë u bë me mua , por vetëm një sekretare e  shkollës tha se Shpresa është një ndër mësueset  e vetme që e bënte punën më mirë se gjithë të tjerët dhe është çështje tjetër se ku shkonte pas mësimit.  Në atë kohë kam punuar aq shumë sa edhe vetë sot po habitem me veten time, ata nxënës më dhanë një vullnet shumë të madh për punë dhe ishin një ndër gjeneratat më të mira që kam pasur ndonjëherë.

Shpresa Sinani, së mësuese ka përjetuar tre periudha, 62, 92 dhe pas vitit 2000

Periudha e parë thotë Shpresa Sinani, ka qenë një periudhë të them inati shumë  interesant sepse të gjithë punonin më shumë, ne atëherë punonim shumë më tepër kurse maqedonasit shumë më pak. Ne punonim shumë sepse edhe prindërit e nxënësve tanë nuk ishin të shkolluar dhe kjo na detyronte apo të them e kishim për obligim që të punojmë më shumë dhe popullin tim ta ngrinim si në aspektin arsimor ashtu edhe në atë intelektual. E gjithë kjo  bëhej  që  nxënësit të kenë  një bazë të fortë arsimore dhe të ecin përpara. Ajo periudhë kur unë kam qenë nxënësve dhe mësuese  ka qenë periudha e lulëzimit. Shkolla Liria tha Shpresa Sinani,  ka pasur sallë, kinema, mensë, të gjitha mësimet e biologjisë i kemi bërë në laboratorë, pra një shkollë komplet më e mirë në vend. Prej atëherë deri tani asgjë nuk është bërë në përjashtim të disa riparimeve që janë bërë me  organizatat joqeveritare. Do të përmendja drejtorin e asaj kohe Burhanedin Muedini, sepse falë udhëheqësish së tij shkolla  ka lulëzuar. Në të dy oborret  ne punonim dhe e ndanim në klasa dhe secila klase kishte emrin aty me germa ABC. Ajo periudhe ka qenë periudha e iluminizmit se arsimtarët më të mirë kanë qenë atëherë,  kemi pasur arsimtar  nga Shqipëria ndoshta ata kanë vënë themelet  e shkollës shqipe dhe kanë lënë gjurmë shumë të thellë që Tetova është dalluar nga të gjitha qytete tjera të Maqedonisë.

Krahas mësimit  Znj. Shpresa Sinani bënte edhe punë humanitare dhe asnjëherë nuk ndihej e lodhur

  Nga shkolla mësuesja Shpresa,  kthehej në shtëpi për ti  ushqyer fëmijët dhe sërish vazhdonte aktivitetin  e saj humanitar. “Kam punuar në një organizate humanitare Dajti, pastaj kam punuar me LGSH në Tetove, dhe ata me shihnin se nga ora 8 deri 12 punoja aty, pastaj në shkollë, sërish në organizate dhe ato  thoshin se si ka mundësi që Shpresa të punojë çdo ditë. Te nesërmen drejtori me pyet se kush ti ruan fëmijët, i them  dy në çerdhe, një në shtëpi kurse punët e shtëpisë i bëja natën. Bashkëshorti im punonte në Kosovë. Gjithë kjo punë  asnjë vonesë  s’kam bërë e kisha parim që në shkollë të mos vonohem asnjëherë. Një nxënës që sot nuk jeton e ka vërejtur dhe me thotë se këta mësueset tjera për çdo ditë vonohen  nga një ore,  e pyes pse të gjitha janë jashtë kurse ju jeni në klase  dhe unë i kthehem rrëfen ajo “ unë nuk dua qe ju të humbisni mësim.

E gjitha familja Sinani, ishte vënë në shërbim të Universitetit të Tetovës

Aktiviteti jonë familjar akoma më shumë u aktivizua në kohën e themelimit të UT-së, theksoi Shpresa Sinani gjatë rrëfimit për jetën dhe veprimtarinë e saj. Unë dhe bashkëshorti im kemi qene sekretar te njëri tjetrit, kemi pasur marrëveshje të forte familjare dhe unë i kam dëgjuar ato qe i thoshte ai dhe kishte arsye. Ai  punonte në një anë, unë në anën tjetër dhe  djemtë  po ashtu, e tanë familja ishim në lëvizje. Për 18 vite kam punuar e vetme këtu pasi ai punonte në Prishtinë. E kisha të vështirë, por kisha një vullnet të madh për punën dhe nuk doja të humbas asnjë dite qoftë në shkollë qoftë në shtëpi. Në shkollë jam munduar që mësuesit të ndajnë nga 10 denar për UT, por kishte njerëz që edhe ato 100 denar nuk i dhuronin për arsimin, ndërsa sot shesin mend dhe shiten si patriot. Por pavarësisht kësaj unë i dorëzoja paratë që i mblidhnim nga të gjitha shkollat sepse ne duheshe ta bëjmë vetë UT.  Më kanë propozuar të kaloja në UT, por nuk pranova pasi më mirë ishte që ti mësoja nxënësit që ata të merrnin një bazë të fortë mësimore se sa të shkoja në UT. Takimet me Fadilin kanë qenë të vazhdueshme dhe ai shumë mirë u tregonte atyre se ne kërkonim lapsin dhe fletoren, një shkollë sepse është civilizim,  por këta nuk janë në gjendje të kuptojnë. Ne edhe pas 20 viteve mbytemi se a do të bëhet zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe përfundimisht njerëzit tanë duhet të vendosin. Bota e civilizuar mëson gjuhë të huaja kurse këta frikësohen nga gjuha shqipe edhe përkundër faktit se jetojnë me shqiptarët.

Para dy viteve Shpresa Sinani, në shtëpinë e saj hapi shkollën verore

Para dhjetë viteve ajo kishte lënë ditarin për ti lëshuar vendin një mësuese të re, por nuk kishte hequr dorë nga mësimi.  Kur e pyesim  se cili ishte shkaku që të hapni një shkollë Shpresa Sinani, na thotë “Kur i shoh fëmijët në rrugë me dhimbsen dhe mendoj se ata duhet të lexojnë edhe gjatë verës, por këtë duhet ta bëjnë mësuesit që tu japin detyra edhe gjatë pushimit që ata te paktën të lexojnë. Gjithë fëmijët në rrugë tek lagjja ime rinë, një lagje  varfër, ku nuk ka kushte për argëtimin e fëmijëve. Një ditë rrëfen ajo,  u them fëmijëve se a keni lexuar diçka ata më thonë jo sepse është pushim. Aty për aty  u them a e bëjmë një shkollë të verës,  ata u përgjigjen në rregull do jetë.  Kemi 10-15 fëmije të cilët erdhën tek kopshti im u ulën, dhe u nxjerr revistat që i kam ruajtur nga shkolla, i vendova në një kuti special  u ulën, dhe u them se sot do të bëjmë 1 orë mësim nga libra të ndryshëm. I çova të lexojnë, mbaroj ora me thanë se duam të vazhdojmë ende, por unë  u them se nesër do vazhdojmë. E gjitha kjo ndoshta filloi si një lojë, por para dy viteve shumë mërgimtarë erdhën dhe fëmijët e tyre bashke me fëmijët tanë vinin në këtë shkollë.  Pavarësisht punës së madhe që  bënte ajo,   gjatë rrëfimit ajo thekson se  nuk kam bërë ndonjë mrekulli,  por u ngjalla dëshirën për të lexuar. Fëmijët  paskan nevojë për të lexuar dhe mbaja shënime se kush çfarë ka marrë për të lexuar . Vitin e kaluar shkova një lagje me tutje ku kisha shumë nxënës të mirë që lexonin bukur dhe kishin etje për te lexuar. Ndryshova programin, sivjet filluam të bëjmë gjuhë shqipe, matematikë, muzike, pastaj u lëshoja filma nga Shqipëria, filma për fëmija dhe tu mësoja kulturën dhe edukatën u shpreh ajo. Më pas organizuam një ekspozitë  tek Akademia Diplomatike . Gjuha shqipe duhet të mësohet 6-7 ore në javë, gramatika, bukurshkrim, lektura, leximi te gjitha nga një orë në ditë. Përfundimisht neve na duhet një Abetare e unifikuar, një abetare ku edhe nxënësit  tanë do të jenë në një hap me nxënësit e Shqipërisë, kurse në Kosovë tashmë ka filluar të përdoret abetarja e unifikuar. Ne kemi nevojë më shumë për këtë libër, por edhe për një sistem të unifikuar dhe të reformuar arsimor, jot ë tipit të huaj projekte që zgjasin tre vite, por një sistem themelor të shëndoshë dhe të avancuar.

Mirënjohjet flasin për punën e znj. Shpresa Sinani

Teksa pushojmë dhe pimë nga një kafe me mësuesen Shpresa, në një vitrinë të vogël të vendosur në një qoshe të dhomës  shohim shumë pllakat dhe mirënjohja  të radhitura njëra pas tjetrës.  Ndoshta këta janë vlerësimi që më është bërë thekson Shpresa Sinani. Në muajin Mars kam marrë më së shumti mirënjohje. Pllakat nga shoqata e shkrimtarëve “Oeneum”  me rastin e 7 marsit ditës së mësuesit.  Ata për çdo vit e dekorojnë një intelektual të arsimit, kurse këtë më kishin zgjedhur mua dhe bashkëshortin tim “post mortum” dhe flasin për veprimtarinë tim dhe të bashkëshortit tim,  një mbrëmje mjaft emocionale. Mua  më erdhi interesant fakti të dëgjoj për veten time  se kam bërë  diçka të mirë në këtë jetë. Po ashtu  një mirënjohje kam pranuar edhe nga zv. Ministri i arsimit për kontributin që kam dhënë në këtë fushë.  Ajo theksoi se vitin e kaluar në Zagreb, në një mbledhje mbarëkombëtare të grave shqiptare të organizuar nga shoqata  mbretëresha “Teuta”,  me drejtuese  Shenida Bilalli kam pranuar mirënjohje.  Në këtë takim tha ajo,  mblodhën  gra nga të gjitha trojet shqiptare nga Shqiptare, Kanadaja, Belgjika,  Italia, Zvicra etj.  Ky takim pati një jehonë shumë të madhe në Kroaci pasi u mbajt në shtëpinë e gazetarëve të Kroacisë.  Në këtë takim  e pranishme ishte edhe Lucia Martino arbëreshe që fliste shqip. Vitin tjetër do mbahet  në  Itali, dhe kështu me radhë. Shpresojmë se pas disa viteve do të mbahet në Maqedoni, u shpreh për revistën Zaman, Shpresa Sinani, mësuese në pension, por që edhe sot e kësaj dite nuk largohet nga mësimdhënia.  Marrë nga libri “20 VJET GAZETARI” 2018 

 

 

 


Publikimi i mëparshëm

“Gjurmimet Albanologjike”…kushtuar Prof. Dr. Zekeria Canës

Publikimi i radhës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e festojnë Ditën e Pavarësisë

Publikimi i radhës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e festojnë Ditën e Pavarësisë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.