• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Trashëgimia e Bekimit – thesar i artë i paçmuar nga shqiptarët

13/06/2020
| Bota, Kulturë

Trashëgimia filmike, intelektuale dhe njerëzore e Bekim Fehmiut, njërit nga artistët më të mëdhenj shqiptarë të filmit në shekullin XX, paraqet një thesar të artë të cilin, për fat të keq, nuk po dinë ta shfrytëzojnë, ose po e injorojnë për arsye të çuditshme, para së gjithash strukturat politike, por edhe ato kulturore të Kosovës.

Kështu me Bekimin është vepruar edhe derisa ka qenë gjallë, edhe pas vdekjes dhe kjo dëshmon se në Kosovë nuk çmohen njerëzit me vlera të tilla të larta me përmasa botërore, duke e arsyetuar këtë me shkaqe të pakuptueshme: se ka qenë i martuar me serbe, se ka jetuar në Beograd, se nuk ka luajtur shqip në film e teatër. Dhe të gjitha këto ekzistojnë, por a e kanë shtruar pyetjen nëse Bekimi do të arrinte atë sukses si aktor shqiptar po të jetonte në Kosovë? A e kanë shtruar pyetjen përse vallë Bekimi nuk luajti në filmat dhe dramat shqipe, për çka aq shumë ka vuajtur, dhe a ka qenë faji i tij apo i drejtuesve të kohës, të filmit dhe të teatrit. Bekimi në Kosovë, edhe krahas përpjekjeve, nuk ia doli të angazhohej për shkak të improvizimeve profesionale dhe interesave grupore. Kurse në Shqipëri për shkak të qëndrimit të tij kritik ndaj politikës së atëhershme shtetërore të udhëheqjes shqiptare, kur e vizitoi Shqipërinë në maj të vitit 1972.

Shembulli që lartësoi emrin e shqiptarëve

Bekimi si aktor, shqiptari i parë i Kosovës me Akademi për Teatër e Film, e arriti qëllimin e shtruar – kur e regjistroi akademinë përkatëse në Beograd – që të bëhej me famë botërore. Dhe ai këtë e arriti në një mjedis, pra në Beograd, e në Serbi dhe Jugosllavi, ku aktrimi kishte traditë dhe ku konkurrenca ishte tepër e madhe. Dhe, për çudi, një shqiptar nga Kosova, respektivisht i ardhur nga Prizreni, pa njohuri të mjaftueshme të gjuhës serbokroate (atëkohë), ia doli të regjistrohej në akademinë e njohur për Teatër e Film dhe me përkushtim, punë të palodhur, ndërgjegje e përgjegjësi, në afat rekord e me notë të lartë, të diplomonte dhe të angazhohej si aktor i rregullt në Teatrin Jugosllav të Dramës (JDP) të Beogradit.

Vetë ky fakt duhet të jetë shembull për njerëzit e kulturës, përkatësisht të teatrit dhe të filmit, se vetëm me përkushtim, angazhim, profesionalizëm e përgjegjësi, mund të arrihen rezultate kulmore edhe në konkurrencën më të madhe vendore e ndërkombëtare. Por, edhe jashtë kinemasë dhe teatrit, kodet profesionale, njerëzore, intelektuale e kombëtare të Bekimit, kanë qenë shumë rigoroze. Nuk ka bërë kompromise të kalbura me improvizime apo mashtrime për përfitime materiale. Ai ka qenë një profesionist shembull, jo vetëm për aktorët e regjisorët e atëhershëm serbë, jugosllavë e ballkanikë, por edhe për ata botërorë.

Aktorja Candice Bergen thotë: “Kam luajtur me shumë aktorë të njohur, por atë që e kam mësuar (gjatë xhirimit të filmit “Aventurierët”) me Bekimin, nuk e kam mësuar kurrë. I jam shumë falënderuese”.

Bekimi në fund të viteve ’60 të shekullit të kaluar, kur bota nuk dinte se kush janë shqiptarët dhe Kosova, emrin e shqiptarëve e shkroi me shkronjat e arta në majat më të larta të kinematografisë botërore, në Hollywood, dhe ishte aktori i parë i Jugosllavisë dhe i bllokut komunist që e shpërtheu Perden e Hekurt të atij sistemi dhe xhiroi në Perëndim, për çka shqiptarët edhe ndiheshin krenarë. Madje, për ta dëshmuar prejardhjen e vet, Bekimi, në përurimin e filmit “Aventuristët”, më 1970, në hotelin “Pierre” dhe “Plaza” në New York, u paraqit në veshje të improvizuar kombëtare shqiptare, të përgatitur enkas nga kreatori i modës i Beogradit, Jokosimoviq, me ndihmën e shokëve dhe miqve nga Prizreni.

Koha.net

 


Publikimi i mëparshëm

21 vjet nga çlirimi i Kosovës

Publikimi i radhës

“I pabotuar” i Hemingway botohet në New Yorker / Nipi zbulon ribotimin e ri

Publikimi i radhës

“I pabotuar” i Hemingway botohet në New Yorker / Nipi zbulon ribotimin e ri

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.