• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Ndahet nga jeta kompozitori Përparim Tomçini / Epika shqiptare humbet mjeshtrin e këngës dibrane

Në moshën 65-vjeçare është shuar në Tiranë, kompozitori i mirënjohur, Përparim Tomçini.

05/06/2020
| Kulturë, Shqipëri

Përparim Tomçini ka qenë autori i kompozimeve të këngëve më të spikatura epike të muzikës shqiptare. Në skenën e muzikës kombëtare shqiptare, për plot 40 vjet, ai ka shënuar majat më të larta të artit muzikor shqiptar.

I shkolluar për arin muzikor në liceun artistik “Jordan Misja”, si dhe Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, dega e Kompozicionit, Tomoçini si kompozitor kishte arritur ta shkrinte në një muzikën burimore shqiptare me atë të autorëve të përbotshëm.

I frymëzuar nga krijimtaria alegorike e Dibrës, nga gurra e pashtershme e folklorit dibran, ai ngriti në skenat artistike perlat e muzikës shqiptare; vepra që shtrihen në gjini të ndryshme, si: Rapsodi për kor, Rapsodi për solist dhe orkestër, Suitë simfonike, Poemë simfonike, Elegji korale, Balada vokale, Këngë lirike dhe epike, deri të Tablotë koreografike.

Veprat muzikore që shkroi Topçini i dhanë zë dhe i ato i bënë të pavdekshme shumë këngëtarë të njohur shqiptarë, si: Arif Vladi, Ilir Shaqiri, Liri Rasha, Qerim Sula etj.

Këngët që kompozoi Tomçini, si: “O prite, prite, Azem Galicën” e kënduar nga Ilir Shaqiri, “Po i bjen era retë e zeza”, kënduar nga Qerim Sula, e shumë të tjera, u bënë këngë që mobilizuan popullin shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në një postim që sot ka bërë në faqen e tij në Facebook, shkrimtari dhe kantautori nga Prishtina, Ilir Shaqiri, shpreh pikëllimin e botës artistike shqiptare për humbjen e Përparim Tomçinit.

“Studiuesit e mëvonshëm do ta gjejnë: forcën, karakterin, mjeshtërinë, jetën e tij në krijimtarinë e tij, ndërsa ne, miqtë e tij, nuk do ta gjejmë më atë kompozitorin e këngëve me nektarin e “Nëntë Maleve”, nuk do ta gjejmë më atë mikpritësin zemërplotë, ngrohtësinë vëllazërore, çiltërsinë dhe argëtimin e pangjashëm, kur shtroheshin sofrat tona në Dibër, Tiranë e Prishtinë”, – ka shkruar Ilir Shaqiri.


Publikimi i mëparshëm

Homeri shqiptar – Gjergj Fishta

Publikimi i radhës

Fotografitë më të bukura të planetit

Publikimi i radhës

Fotografitë më të bukura të planetit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.