• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Stina e verës / Vitaminat jetike për çdo moshë

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës? Nxehtësia, djersitja dhe ajri i thatë plus rrezet e diellit e zhveshin organizmin nga kripërat minerale dhe vitaminat. Prandaj është shumë e rëndësishme që të përshtasim vlerat ushqyese që marrim në lidhje me ndryshimin stinor.

02/06/2020
| Bota, Spektër

Vitaminat që na duhen gjatë stinës së verës
Ndërkohë që ditët fillojnë dhe nxehen më shumë, trupi ynë reagon ndaj këtij ndryshimi. Nëse ekspozohemi ndaj nxehtësisë, ne djersitim. Kështu kemi humbur vitaminat dhe mineralet e nevojshme. Këshillohet që të merrni vitaminë A, C, dhe E për të kompensuar këtë humbje.

Arsyet i gjeni të listuara më poshtë:
Vitamina A
Ka plot të dhëna të cilat dëshmojnë se Vitamina A parandalon sëmundjet e rënda të lëkurës, kur ajo merret në dozën e duhur ditë për ditë. Vitamina A gjithashtu ndihmon në procesin e rigjenerimit të lëkurës kur ajo dëmtohet nga dielli.

Por përpara se të shkoni në farmacinë më të afërt, sugjerohet që të kontaktoni dhe mjekun tuaj, pasi Vitamina A duhet të merret në dozat e duhura, dhe nuk duhet kombinuar me disa medikamente. Nëse doni ta merrni këtë vitaminë në mënyrë natyrale, mjafton të shtoni në dietën tuaj perimet e gjelbra si lakra e sallata. Specat e verdhë, kivi dhe luleshtrydhet gjithashtu ju japin dozën e nevojshme të kësaj vitamine.

Vitamina C
Nëse do të dilni në diell, sigurohuni që të keni marrë Vitaminë C. Acidi që gjendet në Vitaminën C ndihmon në funksionimin e duhur të gjëndrave të djersitjes. Kjo vitaminë gjithashtu e mbron trupin tuaj nga goditja e diellit gjatë muajve të nxehtë të verës.

Nëse alergjitë nuk ju lejojnë që të shijoni pushimet tuaja, një dozë ditore e vitaminës C do të mbajë nën kontroll simptomat tuaja. Ushqimet ku kjo vitaminë mund të gjendet janë të shumta si domatet, limonët, specat e kuq, frutat e pyllit e brokoli.

Vitamina E
Vitamina E mbron lëkurën nga dëmet që shkaktohen nga muajt e nxehtë të verës. Ajo mund të përdoret dhe për të rritur rezistencën e fizikut dhe forcën e muskujve. Nëse keni një jetë aktive dhe gjatë ditëve të nxehta të verës, Vitamina E është një paketë plot me energji për ju. Atë mund ta gjeni në mënyrë natyrale tek arrorët dhe spinaqi i gatuar, por dhe tek peshku. @AgroWeb

 


Publikimi i mëparshëm

Vdekja e George Floyd / Artistët krijojnë vepra anti-raciste

Publikimi i radhës

Edhe librat në…karantinë?

Publikimi i radhës

Edhe librat në...karantinë?

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.