• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Aktiviteti fizik ndihmon për ta përmirësuar kujtesën

31/05/2020
| Aktuale, Bota, Spektër

Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për shëndetin fizik dhe mendor të njeriut. Aktiviteti fizik ul rrezikun e shfaqjes së disa sëmundjeve siç janë: diabeti, kanceri dhe ato kardiovaskulare. Ndikimi i aktivitetit fizik në organizëm është padyshim afat-gjatë dhe përmirëson në përgjithësi cilësinë e jetës.

Sipas një raporti të janarit 2020 të Qendrës Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, të jetuarit pa aktivitet fizik ka pasoja negative në shëndet. Pasja e një jete sedentare rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të lartpërmendura, sidomos nëse njeriu është duhanpirës dhe tension të lartë të gjakut.

Zemra
Aktiviteti fizik, veçanërisht aerobia, përmirëson qarkullimin e gjakut, tensionin dhe e bën zemrën më të fortë. Në mungesë të aktivitetit fizik, zemra nuk ka asnjë stimul që të bëhet më e fortë dhe rreziku i dobësimit të saj si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare rritet ndjeshëm.

Truri
Aerobia dhe aktiviteti fizik ngadalëson plakjen e trurit dhe ruan aftësitë e të nxënit. Në mungesë të ushtrimeve, truri bëhet më i brishtë ndaj plakjes. Përpos të tjerave, aktiviteti fizik ndihmon për të përmirësuar kujtesën.

Humori
Ekspertët paralajmërojnë se jeta sedentare ndryshon përbërjen kimike të trurit. Mjaftojnë vetëm 3 orë qëndrimi pasiv në ditë që njeriu të përballet me një rrezik të lartë të simptomave të depresionit. Aktiviteti fizik e bën njeriun më me humor dhe mungesa e tij medoemos ka efekt të kundër.

Kockat
Ushtrimet me pesha ndihmojnë në mbajtjen larg të osteoporozës. Aktiviteti fizik në përgjithësi ndihmon në ruajtjen e masës kockore dhe dendësisë së tyre por edhe pengon dobësimin dhe gjasat e frakturave.

Beli
Nëse qëndroni gjithë kohës ulur, nuk po i bëni vetes asnjë nder. Jeta pasive e bën njeriun më të shëndoshë në mos obez dhe kësisoj rrit rrezikun e shumë sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse. Në këtë rast, njeriu djeg shumë pak kalori, që përkthehet në depozita dhjamore dhe rrezik të shumëfishtë ndaj diabetit./AgroWeb

 | Top Channel |

 


Publikimi i mëparshëm

Victor Hugo në varrimin e Honore De Balzac / Njerëzit e mëdhenj krijojnë piedestalin e tyre

Publikimi i radhës

Sot është Dita ndërkombëtare e fëmijëve

Publikimi i radhës

Sot është Dita ndërkombëtare e fëmijëve

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.