• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Covid – 19 / Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës – pjesë e projektit hulumtues evropian

20/05/2020
| Aktuale, Arsim, Rajon

Pas shpalljes së “gjendjes së alarmit”, për shkak të numrit të madh të të infektuarve nga Covid-19, një ekip studiuesish AGR-141 (për ushqimin, të ushqyerit dhe shëndetin) nga Universiteti i Granadës nga Spanja, në bashkëpunim me partnerë të tjerë në Evropë, janë duke zhvilluar një studim shkencor për të vlerësuar ndikimin e izolimit gjatë pandemisë Covid-19, në zakonet e të ushqyerit të popullsisë.

Objektivi i këtij hulumtimi, është përqendruar te ndryshimet në zakonet e të ushqyerit brenda popullsisë shqiptare gjatë periudhës së pandemisë.

Ky studim aplikon rregullat ligjore në lidhje me besueshmërinë dhe politikën e mbrojtjes së të dhënave. Pyetësori i mëposhtëm u drejtohet qytetarëve të rritur të Shqipërisë, të cilët duke iu përgjigjur pyetjeve ofrojnë pëlqimin e tyre për pjesëmarrjen e tyre vullnetare në studim.

Pyetësori është përkthyer në 14 gjuhë të ndryshme, dhe i njëjti është duke u zhvilluar në 18 vende evropiane njëherazi.

Pyetjet e juaja në lidhje me këtë projekt kërkimor – shkencor, mund t’i drejtoni tek hulumtuesit kryesorë: Celia Rodríguez Pérez (celiarp@ugr.es) dhe María Dolores Ruiz López (mdruiz@ugr.es).

Ndërkaq, përgjegjës për studimin nga Universiteti i Tetovës, janë: prodekani për shkencë i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit Doc. Dr. Erhan Sulejmani, (erhan.sulejmani@unite.edu.mk) dhe shefi i këtij programit studimor, Doc. Dr. Gafur Xhabiri (gafur.xhabiri@unite.edu.mk).  Të gjithë të interesuarit nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, që dëshirojnë të njihen më në detaje me këtë studim, mund të informohen përmes këtyre linqeve:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdOYmemHoAksu1cznd79vMjIZx9FTnJ1xrBEuUyZNndJpryFg/vieëform?usp=sf_link

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdv3mZj92C4RXB3gFUD-ctlcspntIXULzDShoh-zHA9JqeOTë/vieëform?usp=sf_link

Prof. Dr. Xhezair Idrizi – dekan i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, përfshirjen në këtë studim, të fakultetit që ai e drejton e konsideron si një obligim dhe mundësi për të kontribuar  për njerëzimin në këtë kohë pandemie. “Përfshirja e pedagogëve tanë, në këtë hulumtim, është për t’u përshëndetur, aq më tepër që Covid -19, duhet studiuar në shumë aspekte shkencore. Bota, sot përballet me sfidën më të madhe që e kërcënon shëndetin e mbarë shoqërisë, ndaj kontributi i mjekëve, shkencëtarëve dhe ekspertëve të ushqimit në këtë periudhë është tejet i rëndësishëm”- theksoi dekani, Prof. Dr. Xhezair Idrizi.

FTUU i Universitetit të Tetovës, tashmë vite me radhë zhvillon një veprimtari të ngjeshur mësimore-shkencore dhe është partner në disa projekte ndërkombëtare.

 


Publikimi i mëparshëm

Zgjedhja e universitetit si mundësi për një të ardhme të sigurtë

Publikimi i radhës

18 artistët e konfirmuar për Eurovision 2021

Publikimi i radhës

18 artistët e konfirmuar për Eurovision 2021

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.