• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Zgjedhja e universitetit si mundësi për një të ardhme të sigurtë

20/05/2020
| Arsim, Rajon

Klodian Muço | Sot të gjitha vendet, jo vetëm ato të pasura, investojnë njëkuotë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në arsim.

Sipas disa përllogaritjeve të UNESCO-s, mesatarja e shpenzimeve për arsim në nivel botëror është rreth 5% e PBB-së, ndërsa në vendet e OECD-së shkojnë nga 5–8%, ku një pjesë e mirë e kësaj kuote shkon për financimin e universiteteve, (1.55% e PBB-së).

Në vendet e Bashkimit Europian mesatarisht rreth 12% e buxhetit total shkon për arsimin. Kjo pasi arsimimi konsiderohet si leva e zhvillimit ekonomik të një vendi, I cili mund të kontribuojë në parandalimin e varfërisë, nëgarantimin e vlerave humane dhe civile si dhe mund tëshërbejë në luftën ndaj çdo forme diskriminimi.

Sipas nobelistes Montalcini, arsimimi dhe i gjithë proçesi edukativ është faktori primar i forcimit dhe rritjes sëfamiljes, komunitetit dhe ekonomisë në kompleks.

Kontributi në arsimim dhe në rivlerësimin e kapitalit human është baza e misionit të çdo universiteti sot në botëku sipas Schumpeter ata bëjnë trasformimin e njohuriveteorike në vlerë të shtuar për ndërmarrjet dhe shoqërinë.

Universitet sot konsiderohen si një vend tërheqës për gjeneratat e reja të cilat falë tij përfitojnë instrumentat intelektuale dhe motivacionale pët të mbështetur shoqërinëdrejt horizonteve të reja.

Kontributi i tyre në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të një territori bëhet edhe më i rëndësishëm nëse universiteti konsiderohet efiçient, pasi stimulon zhvillimin e ideve dhe mundësive të reja. Ky afirmim mbështetet gjerësisht nga komuniteti shkencor dhe institucionalndërkombëtar, ku disa prej tyre kanë arritur ta konsiderojnë universitetin si një “zhvillues urban“ duke influencuar pozitivisht shoqërinë dhe ekonominë e njëterritori të caktuar. Kjo falë përmirësimit të nivelit tëkapitalit human në territor, fillimisht duke tërhequr studentët më cilësorë e në vijim duke prodhuar tëdiplomuar të kualifikuar të cilët, nga universiteti spostohen tek ndërmarrjet duke rritur produktivitetin e tyre e duke gjeneruar rritje ekonomike në territorin përreth tyre.

Nisur nga këto fakte le të shohim në vijim realitetin shqiptar. Përsa i përket financimit në Shqipëri për 2020 do të harxhohet për arsimimin rreth 8% e buxhetit total, apo sa 2⁄3 e mesatares së BE-së.

Në 10 vitet e fundit përqindja e buxhetit që shkon për arsimin është reduktuar me rreth 1.5% në vendin tonë.

Në raport me PBB-në kjo vlerë shkon rreth 3.1%. Apo sa 2⁄3 e mesatares se vendeve te OECD.

Ndërsa për universitetin në vendin tonë harxhohet rreth 0.5% e PBB-së, sa 1⁄3 e mesatares së vendeve të OECD-së(tek ne harxhohet më shumë për burgjet se për universitetet).

Përsa i përket kërkimit shkencor në Shqipëri harxhohetpërafërsisht 27 herë më pak se mesatarja e BE-së. Duke reduktuar keshtu ndjeshem cilësinë në disa IAL nëShqipëri.

Sipas të dhënave të INSTAT gati 1⁄5 e të papunëve nëShqipëri janë të diplomuar por këta të diplomuar nuk kanë përfituar kompetencat e nevojshme që kërkon tregu punës.

Pra, një pjesë e sistemit tonë edukativ është i “paaftë” për të transmetuar kompetencat e duhura ekonomisë, që çdo ditë e më tepër bazohet te capability (aftësi).

Nisur nga këto fakte mund të themi se maturantët për tëpasur një të ardhme më të sigurt tashmë nuk duhet tëmendojnë vetëm për kartonin por për rëndësinë e universitetit dhe kurrikulës që diploma të njihet nga tregu i punës si në nivel kombëtar ashu edhe në nivel ndërkombëtar.

Sot nuk mjafton një diplomë çfarëdo, kjo e fundit duhet të jetë nga një institucion serioz dhe prestigjoz që të çertifikojë cilësinë, të afirmojë kompetencat që mbart një i diplomuar në një kurrikul të caktuar.

Po ashtu sot sugjerohet që të rinjtë të studiojnë në njëgjuhë të huaj pasi kjo është një mënyrë për të perfeksionuar një gjuhë të dytë.

Gjithashtu kompanitë ndërkombëtare vlerësojnë shumë studentët e universiteteve të huaja pasi kjo ndihmon në formimin e kontakteve profesionale dhe në zgjerimin e network-ut të njohjeve dhe u jep mundësinë të ndërveprojnë me njerëzit qe vijnë nga vende të tjera, të cilët kanë një kulturë tjetër.

Tashmë universitete që disponojnë karakteristikat e mësipërme janë edhe në Shqipëri. 

*Dr. Klodian Muço PhD – Lektor pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

 

 


Publikimi i mëparshëm

Si e ndihmoi Kadareja Kosovën në rrugë letrare dhe politike

Publikimi i radhës

Covid – 19 / Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës – pjesë e projektit hulumtues evropian

Publikimi i radhës

Covid – 19 / Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës - pjesë e projektit hulumtues evropian

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.