• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Karantina me Marquez-in

14/05/2020
| Kulturë, Opinione

Besarta Ramadani | Duke marrë parasysh se cfarë po  ndodh në  botë,  libri është i nevojshëm, sidomos tani, për të na dhënë  rehati shpirtërore dhe një mundësi për t’u larguar nga realiteti. Nëqoftëse doni të lexoni libra me tema aktuale, vetëm Marquezi mund të na ofroj atë që po kërkojmë në kohëra izolimi. Librat e tij flasin  mbi plagët e shumta që njerëzimi u ka mbijetuar më parë, dhe një ndër to janë pikërisht epidemitë. Në çdo libër të tij populli po kalon një epidemi. Këto libra janë disa nga  librat që i kam lexuar unë gjatë kohës në karantinë.

  1. “Dashuria në kohërat e kolerës” (1985) – Një roman që nuk ështe vetëm për dashurinë por më shumë se aq. Një roman mbi maninë e personazhit kryesorë ndaj dashurisë së tij, një roman mbi xhelozinë, hakmarrjen, mbi vitet e humbura në dëshpërim,  mbi abuzimin seksual, mbi  gratë qe shesin trupin e tyre (prostitucionin). Libër mbi epidemine e kolerës, karantinimin dhe  ku simpotmat e dashurisë dhe të kolerës ishte e vështirë ti ndaje nga njëra-tjetra. Marquezi di si t’i shkruajë  dashurisë së tallazitur dhe njëkohësisht llahtarive të kolerës.  “ Mjafton ca pyetje rrotull e rrotull në fillim të sëmurit, pastaj të ëmës, për të vërtetuar edhe një herë se simptomat e dashurisë qenkan të njejta me ato të kolerës.”  Ky libër është gjithçka, jo vetëm histori dashurie. Një libër fantastik, qe medoemos duhet lexuar një herë në jetë.
  1. “Ora e ligë” (1961) – Ky është libri më pak i njohur i Marquezit në krahasim me veprat e tjera të tij. Një libër jo aq voluminoz sa “Dashuria në kohërat e kolerës”, apo “Njëqind vjet vetmi” por që  gjithashtu është një libër i lexuar. Ngjarja ndodh në një qytet imagjinar i cili zëvendësohet me një fshat të paemër po aq imagjinar. Një roman ku pas fantazive fshihen fakte të realitetit, ku lexuesi e  ka të vështirë të lidh realen me atë imagjinaren e kësaj historie ku murtaja e fletushkave që shpërndaheshin, kishin tronditur banorët të cilët shkonin e vinin të hutuar.

     Epidemia do të na shfaqet dhe në këtë vepër të Marquezit. Ky hutim ndoshta lidhet dhe me një epidemi që kishte kaluar më herët në këtë fshat të trazuar. “…atë Anxheli rrëmoi për një shami në xhep, për të teshtirë, por në vend të saj gjeti një letër të mbledhur rul.-Apçi,-teshtiu, ndërsa po rrekej ta shtrinte letrën me duar. Alkaldi e ndëpreu spërkatjen. Prifti mbylli hundët, por ishte orvatje e kotë; ai teshtiu edhe dy herë tjera. – Teshti, atë, teshti,- i tha alkidi dhe theksoi buzagaz: – Në demokraci jemi”. Ky citim i nxjerrë nga libri është njëkohësisht i trishtë dhe qesharake, sepse po në të njejtën situatë po ndodhemi  tani, vetëm se ne ende nuk e kemi fituar pavarësinë.  Ky do të mbetet gjithashtu një ndër librat ku shihet qartë se sa bukur shkruan Marquezi.

  1. “Për dashurinë dhe demonë të tjerë” (1994) – Në një qytet po shfaqet sëmundja e tërbimit, dhe personazhi kryesorë, një vogëlushe e quajtur Sierva Maria, gjithashtu do të kafshohet nga qeni i tërbuar. Por, përkundër të tjerëve të cilët ishin kafshuar dhe ishin në gjendje jashtëzakonisht të keqe, vajza ishte shëndosh e mire. Pikërisht kur qytetarët e kuptojnë këtë gjë, ata dyshojnë se vajza është e pushtuar nga djalli përndryshe nuk do mund t’i mbijetontë kësaj epidemie që po shpërndahej vrullshëm. Mjeku i fshatit e sheh që është e pamundur shërimi i tërbimit. Ai i tronditur nga i tërbuari që e sheh në spital thotë : “Trupi njerëzor nuk është bërë për të duruar gjithë vitet që mund të jetojmë” , dhe gjithashtu: “Më ka shkuar jeta duke shëruar sëmundjet  që shkaktojnë mjekët e tjerë me ilaçet e tyre” – ky pohim për mua ishte shumë aktual me situatën në të cilën ndodhemi tani. “ Në historinë e gjatë të njerëzimit, asnjë i tërbuar nuk ka shpëtuar gjallë për të na treguar.”. Simptomat e tërbimit do të shfaqeshin më vone tek vajza dhe mjekësia nuk do të gjejë zgjidhje për të, kështu që babai i Sierva Maria u detyrua të kërkojë ndihmë tek prifti.

      Duke mos zbuluar me shume, ky ishte një libër me një mesazh të fuqishëm se si njerëzit ndonjëherë bëhën më djallëzorë se vetë  djalli. Jo shejtani, jo djalli, por është vetë njeriu që shkatërron gjithçka të pastër dhe të ndershme.

  1. “Njëqind Vjet Vetmi” (1967) – Është një ndër librat më të njohur të Marquezit. Të gjithë e njohim Hose Arkadio Buendian, i cili bashkë me familjen e tij do të gjejnë një fshat imagjinar të quajtur Makondo. Aty ata do të vendosen dhe Makondo do të bëhet shtëpia e tyre. Hose Arkadio Buendia ishte një zbulues që gjithmonë e më shumë po thellohej në zbulime të ndryshme shkencore, gjysmat e të cilave ishin dështime të një pas njëshme.

     Që në faqet  e para  të librit kemi paraqitjen e epidemisë së murtajës, gjë që me leximin e veprave të Marquezit, u bë e zakonshme të gjeje shpërthimin e ndonjë epidemie. Më pas do të kemi shfaqjen e sëmundjes së pagjumësisë, epidemi e cila do të shpërndahet nëpërmjet ushqimit. Pas saj do të kemi “Ankthin e harresës”, një tjetër sëmundje që do të jetë e pranishme në Makondo.  Por përsëri shohim që njerëzit janë krejtësisht të qetë përpara këtyre ndodhive dhe rimëkëmben shumë shpejt. Pikërisht për këto Marquezi me veprat e tij, sidomos me “Njëqind vjet vetmi” njihet si simbol i realizmit magjik. Ky libër gjatë leximit kërkon një laps dhe një fletore, faqet e së cilës do t’i mbushish me shkëputje nga libri, sepse gjuha e Marquezit është shumë poetike dhe e mrekullueshme.


Publikimi i mëparshëm

Fakulteti i Arteve i UT-së / Oferta arsimore – shkencore për vitin akademik 2020 / 2021 (video)

Publikimi i radhës

Gabriel Garsia Markezi – si krijues letrar u ndikua nga Franc Kafka

Publikimi i radhës

Gabriel Garsia Markezi - si krijues letrar u ndikua nga Franc Kafka

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.