• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Floridës Jugore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e realizuan Konferencën finale të projektit të përbashkët hulumtues

04/05/2020
| Aktuale, Arsim, Maqedoni

Edhe pse në kushte të pandemisë, Universiteti i Tetovës e vazhdon bashkëpunimin e suksesshëm me universitetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj radhe, përmes komunikimit online, studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe studentët nga Universiteti i Floridës Jugore Shën Petersburg, arritën ta përmbyllin me sukses  Projektin e përbashkët hulumtues, me temë: “Projekt krahasues i përbashkët i kërkimeve juridike: Liritë civile në SHBA dhe në Evropë: Një krahasim i çështjeve të vendosura nga SCOTUS dhe ECtHR, Pranverë 2020”.

Projekti u realizua përmes komunikimit online dhe u realizuan disa video konferenca mes studentëve dhe profesorëve nga të dy universitetet.

Më 29. 4. 2020 u realizua Konferenca finale (online), në të cilën studentët pjesëmarrës i prezantuan rezultatet e hulumtimit në mënyrë të shkëlqyer. Në punimet e konferencës finale morën pjesë edhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Shefik Shehu, dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu dhe profesori Dritan Kuçi. Gjithashtu, nga Universiteti i Floridës  Jugore Shën Petersburg,  morën pjesë: nënkryetarja për Çështje Akademike Katerina Cardwell, drejtori për Angazhime Globale Wendy Baker; rektori Martin Tadlock, si dhe drejtori i Kërkimeve Jon Jonson.

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Shefik Shehu e elaboroi rëndësinë e projektit hulumtues, e falënderoi Profesoreshën Judithanne dhe përfaqësuesit e Universitetit të Floridës Jugore Shën Petersburg për bashkëpunimin frytdhënës, duke premtuar mbështetje dhe vazhdimësi në bashkëpunimin e mëtejshëm. Njëkohësisht, ai i inkurajoi studentët nga të dy universitet për të qenë sa më aktiv në projekte të tilla hulumtuese ndërkombëtare.

Po ashtu shprehu falënderime dhe mirënjohje për studentët e Fakultetit Juridik të Universiteti të Tetovës, Vjollca Emini, Artin Hasipi, Selma Ademi, Veton Jakupi, Nedreta Jusufi, Artina Mustafi, Devi Mukja dhe Diellza Selimi, për pjesëmarrjen e tyre në këtë projekt. / Zyra për Informim /


Publikimi i mëparshëm

Festivalet online s’mund ta zëvendësojnë kinemanë

Publikimi i radhës

Historia e panjohur e “Princit të fjalës artistike”

Publikimi i radhës

Historia e panjohur e “Princit të fjalës artistike”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.