Çdo vit në Cannes (por edhe në festivalet e tjera) ka një debat qaramanësh për atë se ç’është me të vërtetë Cannes apo festivalet e tjera. Disa tipa si Savonarola do të largojnë gotën me verë e do t’u thonë së Cannes nuk është për narcizmin në tepihun e kuq, as për sposorimet e “L’Oréal”, as për t’u dehur në qindra ndeja në orët e vona. Është për filmat, për kinemanë.
Sigurisht. Dhe kjo është ajo që është thënë se do të ofrojë festivali botëror i filmit “We Are One” i lansuar online për shkak të virusit COVID-19, shkruan “The Guardian”.
Festivali dhjetëditësh fillon më 29 maj dhe është i kuruar nga Jane Rosenthal, drejtoreshë e “Tribeca film festival”, duke shfaqur filma (ani pse jo kryefilmat) nga Cannes, Venecia, Berlini dhe shumë të tjerë, që do të jenë falas me mundësinë për të dhënë donacion për fondin në përballje me pandeminë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Pra, ja ku e keni. Një festival me të gjitha ëmbëlsirat e shtesat e hequra. Vetëm ju, në dhomën tuaj me një laptop duke komunikuar me kinemanë. A nuk është kjo e gjitha për çfarë janë festivalet?
Epo…jo, sigurisht që jo. Si fillim, kinemaja ka të bëjë me ekranin e madh, njerëzit e bërë bashkë në errësirë, pa distancë sociale, të emocionuar për këtë eksperiencë të përbashkët – që është njëkohësisht edhe atraksioni i “Cheltenham Gold Cup”. Duhet thënë se drejtori artistik i Cannes, Thierry Frémaux, duket sikur i ka lehtësuar kundërshtimet e tij sa i përket kësaj çështjeje, vetëm pak. Pasi që kishte përqeshur sugjerimet që Cannes të mbahej virtualisht, tani ka lejuar që disa filma të Festivalit të shfaqen brenda miksit të “We Are One”. Dhe tashmë kanë filluar batutat në Twitter sesi festivalet online do të kenë radhë virutale – “një rrotë e vdekjes” që tregon se duhet të prisni pasi që ai mund të fillojë ose jo pas 15 minutave.
Dhe duke lënë pas të gjitha, i gjithë biznesi i lansimit online – për momentin – e ka mbajtur gjallë kinemanë: filma të rinj mund të lansohen online gjatë karantinës (ani pse mungesa e produksionit mund të shkaktojë një vit zie apo më pak). Eksperienca e kinemasë është esenciale për disa, e për disa të tjerë të paqasshëm në botën kinematografike të filmit, ajo ka qenë për ekranet e vogla. Dhe filmat e përfshirë në këtë festival online do të jenë filma të tillë.
Diferenca, natyrisht është te paraja. Shfaqja online nuk është zakonisht falas, ani pse është një gërmim për adhuruesit e filmave që të gjejnë filma të vjetër online dhe gratis në “YouTube”. / koha.net /