• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ermonela Jaho: Njerëzimi ka nevojë për muzikë, gjuhën e shpirtit tonë

30/04/2020
| Aktuale, Kulturë

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, është një nga yjet më pasiononte të operës në planet. Çdo performancë nga Jaho, qoftë interpretim i saj i famshëm në “Madama Butterfly” apo “La traviata” është plot me energji që jeton me ju gjatë edhe pasi që keni pasur mundësinë që të bëheni dëshmitar i saj. Edhe kur është vetëm përmes ekranit, ju nuk mund të fshiheni nga intensiteti i Jahos. Nuk më besoni? Atëherë dëgjojeni interpretimin në “La traviata” në “The Royal Opera” në Londër.

Jaho shumë shpesh i ka dhënë merita për intensitetin e performancës së saj, jo vetëm anës së saj artistike, por edhe energjisë që pranon nga publiku dhe ndjekësit. Si personazh i radhës në serinë “Opera në kohën e virusit COVID-19” të ueb-faqes “OperaWire”, ajo e bën të qartë se sa esenciale është kjo jo vetëm gjatë performancave, por veçmas gjatë kësaj kohe të karantinës kur kjo energji është shumë e vështirë dhe e pamundur të pranohet.

OperaWire: Çfarë keni bërë gjatë kësaj kohe për ta mbajtur veten pozitive dhe produktive?

Jaho: Jam përpjekur që të mbaj ritmin tim të zakonshëm, ushtrimet që më mbajnë në formë dhe është një përbërës kryesor për teknikën time të këndimit. Gjithashtu, jam duke studiuar, lexuar dhe mbi të gjitha duke kaluar kohë me familjen dhe duke qenë më e balancuar.

OW: Çfarë mendoni se është ndikimi më i madh i COVID-19 në botën e operës? Cilat janë disa nga zhvillimet e reja që e ndjeni se do të qëndrojnë?

Jaho: Mendoj se ndikimi më i madh do të jetë që të kuptojmë se ky profesion është jashtëzakonisht i cenueshëm. Shpresoj që publiku do ta kuptojë tani çfarë sakrificash kërkon nga të gjithë artistët që të jenë në skenë dhe të nxjerrin jetesën nga arti i tyre. Zhvillimi i ri do të jetë transmetimi online siç e kemi parë. Ani pse asgjë nuk e zëvendëson emocionin e pastër të të qenët afër artistëve gjatë performancave dhe energjinë që e ata e marrin nga publiku e që transmetohet edhe tek interpretuesit, ne do t’ia arrijmë të gjejmë një mënyrë për ta pasur artin tonë. Pas disa javësh duke jetuar, ngrënë dhe duke fjetur ne e kuptojmë që kemi nevojë për shumë më tepër për të përmbushur jetën, dhe arti është një pjesë shumë e madhe e kësaj. / Koha.net /

 


Publikimi i mëparshëm

Kur korona të ketë ikur…

Publikimi i radhës

Turistët e humbën festivalin e tulipanëve prej izolimit, fermerët u kushtojnë një mesazh të veçantë

Publikimi i radhës

Turistët e humbën festivalin e tulipanëve prej izolimit, fermerët u kushtojnë një mesazh të veçantë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.