• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Muzika në luftë me pandeminë për 2700 vjet

18/04/2020
| Kulturë

Sëmundja përvidhet vërdallë. Derisa banorët janë mbyllur pas dyerve, zor të dëgjohet ndonjë hap nëpër rrugët e kalldrëmta të Milanos. Një karantinë e rreptë është në fuqi dhe krejt tregtia dhe jeta publike është mekur. Hapësira përreth Il Duomos, katedrales së hirshme të qytetit, rri e zbrazët.

Nga frika e shpërhapjes, të gjitha tubimet fetare janë ndaluar. Por, kur bëhet fjalë për besimin e tyre – dhe, më e rëndësishmja, muzikën e tyre – asgjë nuk u del njerëzve para. Duke e përvijuar një thirrje për të “shkuar me shpirt në kishë”, ata kanë nismuar një akt kolektiv të mosbindjes sociale e muzikore. Dritaret e dyert janë të hapura dhe ballkonet e mbushura me mijëra burra, gra e fëmijë fillojnë të këndojnë.

Jo, ky nuk është Milano gjatë mbylljes së koronavirusit. Është vera e 1576-s dhe murtaja e Shën Karlit ka shkretuar pjesën më të madhe të veriut italian. “Kishte çfarë të shihej”, njoftonte një komentues, “kur të gjithë banorët e këtij qyteti të populluar, që numëronte diç më pak se 300 mijë shpirtra…(dërguan) bashkërisht një zë harmonik”. Ishte aso pamje, shkroi ai, sa Milano dukej posi vetë “Jerusalemi parajsor”.

“Vetëm mendoni, teksa shëtisni mespërmes Milanos, nuk dëgjohet asgjë tjetër përveç këngëve”, një tjetër vuri re përmallshëm. “Dikush, me sa duket, nuk deshi që këto gjëma të zgjasin edhe pak”. Krahasimet me pandeminë e tanishme janë të forta. Njerëzit në Itali, Spanjë dhe gjithandej botës kanë përdorur muzikën për t’i bërë bashkë komunitetet në një shkallë vërtet mbresëlënëse: video të koncerteve nëpër ballkone – gjatë të cilave muzikantët e karantinuar performojnë për fqinjët e tyre – po shpërhapen në mënyrë virale, dhe coverë të “Nessun Dormas”, “Valeries”, “Imagines” dhe madje edhe një ushtrim me afsh i Lewis Capaldit, “Someone You Loved” janë shpërfaqur, shkruan KOHA.

Në një jeho prekëse të murtajës së Shën Karlit, një trumpetist milanez ka ofruar një interpretim të shpirtshëm të “O Mia Bela Madunina”, himni i qytetit për Marinë e Virgjër të praruar në ar në krye të “Il Duomo”. Shembull tjetër i kohës së fundit është edhe “Clap for the NHS” nga Mbretëria e Bashkuar. Në këtë rast, nuk kishte rëndësi nëse ishe muzikant: qypat, tiganët, duart dhe goditjet ishin të mjaftueshme. Të tilla gjeste të përbashkësisë na ofrojnë rehatinë aq shumë të nevojshme.

Por, në peizazhin e gjerë të historisë, do të ishte anomali nëse ne nuk do të luanim muzikë në këtë mënyrë. Qysh në hershmëri tek egjiptianët e vjetër, grekët e babilonasit, muzika ka qenë një mjet i besueshëm për shërbim shpirtëror dhe lidhje shoqërore për mijëra vjet mes dergjjeve.

Kur murtaja pllakosi Spartën në shekullin VII para Krishtit, krerët e qytetit i kërkuan poetit Thalet që të këndonte himne dhe Terpanderi, një tjetër poet i moçëm grek, u ftua në Lezbos gjatë murtajës. Madje edhe Pitagora, krijues i teoremës së dashur për çdo nxënës shkolle, përdorte muzikën si mjet terapeutik, duke luajtur me lirë për t’i qetësuar huliganët e bërë xurxull. / Koha.net /


Publikimi i mëparshëm

Nis funksionimi i plotë i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për arbëreshët

Publikimi i radhës

Festa e Pashkëve / Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti: Le të na shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar raportin ndërshoqëror

Publikimi i radhës

Festa e Pashkëve / Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti: Le të na shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar raportin ndërshoqëror

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.