• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, i bashkohet Universitetit të Tetovës në fushatën sensibilizuese “Ri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty”

18/04/2020
| Arsim

Një nga emrat e njohur të shëndetësisë shqiptare, Prof. Dr. Pëllumb Pipero, njëherazi profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Mjekësor të Tiranës dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës, i është bashkuar fushatës sensibilizuese të UT-së, me moton: #Ri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty.

Përkundër angazhimeve intensive në Infektivin e Tiranës, ai ka gjetur kohë për t’u bërë pjesë e ekipit të Universitetit të Tetovës, për të ndarë informacione të rëndësishme për pedagogët, studentët dhe qytetarët tanë në lidhje me Covid -19.

Përmes ligjëratës online, ai i thekson masat për ta parandaluar përhapjen e virusit, siç janë: distancimi social, sistemi i masave karantinë, izolimi, kufizimi, etj.

“Masa të distancimit social dhe qëndrim i zgjatur, do të thosha në kushtet e shtëpisë, për të shmangur kontaktin me virusin, e nëse dalim duhet medoemos që qytetarët të mbajnë maskë kur hyjnë në mjediset publike, të mbajnë distancën së paku një metër e gjysmë ndaj njëri-tjetrit, duhet doemos t’i lajnë duart sa më shpesh  me ujë dhe sapun e të dezinfektohen me alkool, xhel, të shmangen patjetër takimet me njerëz të tjerë, të shmangen daljet nga shtëpia pa arsye, natyrisht do të thosha, çdo shtet, çdo vend ka marrë dhe do të merr masa, të cilat duhen respektuar doemos. Pra, këshilla ime e vazhdueshme është të respektohen të gjitha masat parandaluese, masat kufizuese, masat e distancimit social, nga të gjithë qytetarët e në ndërkohë do t’u thosha të gjithë qytetarëve, të cilët në këtë situatë kanë shenja të gripit të zakonshëm, siç është, temperatura, kolla, etj., por veçanërisht vështirësia e frymëmarrjes, duhet doemos ta njoftojnë Shërbimin e Urgjencës Kombëtare, apo mjekun e familjes”, deklaron doktor Pipero.

Sipas tij, kjo pandemi dhe ky virus ka tronditur themelet e botës, veçanërisht ka kolapsuar në disa vende sistemet shëndetësore. Ai, po ashtu nënvizon se ende nuk ka një protokoll mjekimi gjithëpërfshirës dhe të pranuar e të certifikuar nga OBSH-ja, sikurse akoma nuk është zbuluar një vaksinë, dhe për sa kohë nuk i kemi këto mundësi për të mjekuar apo parandaluar sëmundjen, doktor Pipero shprehet se e vetmja mundësi që kemi në dorë është të respektohen maksimalisht masat e distancimit social.

Për më shumë detaje, ju ftojmë ta ndiqni ligjëratën e plotë – video:

https://www.facebook.com/338685373241583/videos/740339616498742/

 


Publikimi i mëparshëm

Pandemia, pranvera lulëzon Venecian

Publikimi i radhës

Artan Fuga: Ku kemi mbërritur o njerëz, nesër do na mundë një krimb!

Publikimi i radhës

Artan Fuga: Ku kemi mbërritur o njerëz, nesër do na mundë një krimb!

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.