• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Për herë të parë Kosova pjesë e Çmimit të BE-së për Letërsi

16/04/2020
| Aktuale, Kosovë, Kulturë

“Këtë vit Kosova është një nga 13 shtetet pjesëmarrëse: Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Danimarka, Estonia, Gjermania, Kosova, Kroacia, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia e Verit, Norvegjia, Qiproja dhe Spanja”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Çmimi i Bashkimit Europian për letërsi synon afirmimin e kreativitetit dhe diversitetit gjuhësor e kulturor në letërsinë bashkëkohore të Europës.

Ky është edicioni i dymbëdhjetë i Çmimit të BE-së për Letërsi (EUPL) ku Kosova merr pjesë për herë të parë. Çmimin e bashkëfinancon programi i Komisionit Europian Europa Kreative që ka për qëllim të nxisë dialog ndërkulturor dhe promovim të arritjeve artistike në zhanrin e romanit. Në konsorcium të këtij çmimi marrin pjesë edhe Këshilli i shkrimtarëve europianë, Federata e botuesve europianë, si dhe Federata ndërkombëtare dhe europiane e librashitësve.

Në fazën e parë të kësaj gare, juritë kombëtare të shteteve pjesëmarrëse i kanë propozuar listat e ngushta të autorëve pjesëmarrës, të cilat mund të gjenden në uebfaqen e EUPL-së : https://www.euprizeliterature.eu/news/eupl-2020-shortlist

Juria kosovare e përbërë nga Lindita Tahiri (kryetare), Osman Gashi, Festa Molliqaj dhe Lindita Rugova i kanë dhënë secili nga disa propozime, dhe pas shqyrtimit të kritereve të konkurrimit, në listën e ngushtë kanë mbetur këta autorë: Azem Deliu me romanin Shënimet e krimbit Smolinski, Majlinda Bregasi me romanin Gërsheti i prerë, dhe Shpëtim Selmani me romanin Libërthi i dashurisë. Listën e ka aprovuar Këshilli i EUPL-së, dhe kriteret për pjesëmarrje kanë qenë: autori të jetë në fillim të karrierës letrare dhe të ketë botuar minimum dy e maksimum katër libra, romani të jetë botuar 18 muaj para shpalljes të fituesit dhe të përfaqësojë vlera europiane, duke përjashtuar çfarëdo paragjykimi ndaj grupeve të caktuara shoqërore, racizëm, seksizëm, pornografi, homofobi apo urrejtje.

Fituesi i çmimit nga lista e ngushtë do të shpallet në 19 maj, dhe EUPL do ta botojë antologjinë vjetore me fragmente nga romanet fituese të këtij çmimi, duke synuar një audiencë më të gjërë dhe qarkullim të teksteve në gjuhët europiane. Fituesit do të marrin shpërblimin prej 5.000 € dhe do të promovohen ndërkombëtarisht në panaire të librave”. / Koha.net /

 


Publikimi i mëparshëm

Halil Patrona – shqiptari që nxiti revoltën e Kostandinopojës në 1730 dhe rrëzoi nga froni Sulltanin Ahmet III

Publikimi i radhës

“I vdekuri dhe i gjalli” – tregim nga Mitrush Kuteli

Publikimi i radhës

“I vdekuri dhe i gjalli” – tregim nga Mitrush Kuteli

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.