Janë me dhjetëra e mijëra shqiptarë nga trevat etnike që e kanë ndihmuar Universitetin e Tetovës, që në ditët e para të themelimit të tij. UT, si një universitetet gjithëkombëtar, që në fillim të veprimtarisë arsimore-shkencore u konceptua si një institucion serioz i arsimit të lartë në gjuhën shqipe, duke i funksionalizuar fakultetet kryesore, si njësi akademike që do të përgatitnin kuadro aq shumë të nevojshme për kohën që i referohemi – viteve 1994 e këndej.
Shumë të rinj e te reja, studionin, punonin, kontribuonin në të gjitha format, vetëm e vetëm që ky universitetet të zhvillohet sikurse universitetet tjera bashkëkohore.
UT, në rrugëtimin e tij pati suksese kolosale, duke e mposhtur hegjemoninë sllave – dhe në këtë rrugëtim frymëzuesish, fitimtarësh dhe idealistësh, sigurisht që prinin studentët e kohës.
Asokohe, studentët e UT-së, studentët liberatorë, krahas rregullshmërisë në ligjërata, organizimit të protestave masive për legalizim të UT-së ( para 2004), punonin pareshtur për botimin edhe të Revistës studentore “Studenti”.
Të gjithë ata që kanë fatin t’i shfletojnë numrat e parë të kësaj reviste, sigurisht se do të gjejnë frymëzimin, sakrificat, por mbi të gjitha guximin e rinisë shqiptare dhe njëkohësisht krenarinë e të qenurit student i universitetit të parë në gjuhën shqipe – Universitetit të Tetovës.
Po ashtu, në përmbajtjen e revistës, nuk mungojnë punimet, studimet shkencore edhe nga lëmi i mjekësisë.
Njëri nga këto punime, është edhe hulumtimi shkencor: “Ateroskleroza – forma më e rëndë e arteriosklerozës”, i botuar në mars të vitit 1996 nga Ramazan Fetai – student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Shkupit.
Punimin e sipërthënë (në mungesë të tekstit), Jua sjellim përmes fotografive nga origjinali i Revistës “Studenti” të UT-së: