Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili dha një koncert të shtunën në mbrëmje në një nga sheshet qendrore të Shkodrës, në mbështetje të bashqytetarëve të tij, që qëndrojnë në shtëpi për shkak të masave për parandalimin e COVID-19. Koncerti i titulluar “Dhuratë për Shkodrën” u mbështet nga TV 1 Channel i këtij qyteti. Ai është pjesë e nismave të shumë artistëve shqiptarë, pë po mbështesin qytetarët në përballimin e vështirësive të krijuara nga kufizimi i lëvizjes.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/212228696726088/