Masat kufizuese të lëvizjes si pasojë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit kanë edhe anët pozitive.
Të paktën kështu ka ndodhur në Indi. Banorët e shtetit verior të Indisë, Punjab kanë shprehur kënaqësinë në mediat sociale pasi kanë mundur të shohin qartë vargmalin e Himalajeve, për herë të parë ndër dekada, sic shkruan CNN.
India imponoi masat e rrepta mesnatën e 25 Marsit, pasi kishte një numër të madh viktimash nga COVID-19 dhe vetëm në pak ditë cilësia e ajrit është përmirësuar.
Si në shumë vende të botës, nuk ka makina që lëvizin, fluturimet janë anuluar dhe industritë janë mbyllur.
Sipas CNN, të dhënat nga Bordi Qendror i Kontrollit të Ndotjes së Indisë (CPCB) zbuluan se Delhi pati një ulje prej 44% të niveleve të ndotjes së ajrit në ditën e parë të kufizimeve.
Raporti gjithashtu deklaroi se, në total, 85 qytete në të gjithë Indinë panë më pak ndotje të ajrit në shtatë ditët e para të bllokimit mbarëkombëtar.
Ndërkohë, cilësia e ajrit në qytetin e Jalandhar, i cili ndodhet më shumë se 100 milje larg Himalajeve, i është dhënë vlerësimi i “mirë” në indeksin kombëtar të vendit për 16 nga 17 ditët që nga vendosja e bllokimit mbarëkombëtar.
(BalkanWeb)