• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Studentët tanë – vlerat tona 

08/04/2020
| Opinione

Selam Sulejmani | Me mijëra studentë të trembëdhjetë fakulteteve të Universitetit të Tetovës, në këtë periudhë (izolimi) i ndjekin studimet e tyre në rrethana dhe kushte të diktuara nga pandemia botërore e Covid-19.
Është për t’u përshëndetur angazhimi, pasioni dhe dëshira e tyre për të studiuar përmes alternativave, metodave dhe platformave online që aktualisht aplikohen kudo në botë. Mirëpo, ajo që duhet nënvijëzuar, sigurisht se është edhe kontributi i studentëve dhe profesorëve tanë që japin në luftën e pa kompromis kundër virusit korona.

Profesorë dhe studentë të UT-së, ndër vite e kanë sensibilizuar opinionin publik në vendin tonë dhe më gjerë, për rëndësinë dhe kujdesin që duhet t’i kushtohet mbrojtjes së shëndetit. Mjafton këtu t’i kujtojmë dhjetëra e qindra aktivitete të realizuara nga Grupi shkencor i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.
Këto ditë të vështira për të gjithë ne, janë pikërisht studentët e Universitetit të Tetovës, (Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë dhe jo vetëm), të cilët me shumë profesionalizëm, devotshmëri dhe humanizëm, për të gjithë qytetarët pa dallim, ofrojnë ndihmesën e tyre, si në ndërgjegjësimin qytetar, për respektimin e rekomandimeve të OBSH-së dhe të autoriteteve të vendit, po ashtu edhe kontribute utilitare me karakter social.
Nuk mund t’i lëmë pa mos i përmendur edhe profesorët tanë, në mënyrë të veçantë profesorët – mjekë të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, të cilët 24/7 i keni parë afër pacientëve të prekur nga Covid -19, por edhe në ekranet televizive, për të dhënë sqarimet dhe këshillat aq të nevojshme kundër përhapjes së këtij virusi.

Çdo shtetas e shtetase, banor i zonave më të thella e deri te qytetari i kryeqendrës së vendit tonë, sot ka një sfidë: mbrojtjen e tij/saj nga infektimi. Çdo njëri prej nesh mbase e kemi pjesën tonë të fajit që në kohëra të tjera nuk i kemi vlerësuar e respektuar sa meritojnë mantel-bardhët, por faji ynë do të ishte absolut nëse sot nuk e dëgjojmë MESAZHIN e tyre për të qëndruar në shtëpi – për të shpëtuar jetë.

Bota ka njohur edhe epidemi, endemi e pandemi të tjera, mirëpo duhet thënë se si asnjëherë më parë janë mobilizuar shtete të varfra e të pasura, politikanë e votues, artistë e veprimtarë, zejtarë e tregtarë, sportistë e biznesmenë – në KAUZËN më sublime për të shpëtuar nga murtaja e 2020.

Sot, secili prej nesh mund ta “bëjë” mjekun, nëse vërtetë i përmbahet gjithçkaje që mjekët thonë, sot secili prej nesh “shëron” pacientë vetëm duke mos infektuar të tjerë.
Miliona e miliarda njerëz në mbarë botën, sot e përsërisin vetëm një refren #qëndro në shtëpi – shpëto jetë”, për ta përsëritur, thënë e stërthënë nesër të gjithë: “bashkë ia dolëm.”


Publikimi i mëparshëm

“I HUAJI – METAFORË E TJETËRSIMIT NJERËZOR

Publikimi i radhës

Kjo lule ndihmon në luftën kundër disa sëmundjeve

Publikimi i radhës

Kjo lule ndihmon në luftën kundër disa sëmundjeve

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.