• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

Ndryshimet në organizëm pas vetëm 15 minutash ecje

03/04/2020
| Spektër

Kura më e mirë dhe më e thjeshtë për të kapërcyer një situatë stresuese është ecja. Bëhet fjalë për një aktivitet të thjeshtë fizik por që ka cilësitë më të mira të një medikamenti farmaceutik kundër stresit. Por ky nuk është i vetmi përfitim që vjen nga ecja. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni përfitimet që merrni nga ecja prej 15 minutash çdo ditë.

Rreziku nga Ishemia apo sëmundjet kardiovaskulare

Një studim i vitit 2009, të cilit i referohet AgroWeb.org zbuloi se ecja për thuajse 20 minuta në ditë e ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare me 31 përqind.

Kundër obezitetit
Një nga mënyrat më të lehta për të mposhtur obezitetin është ecja për gjysëm ore çdo ditë. Studimet konfirmojnë se edhe nëse njeriu ecën të paktën 15 minuta çdo ditë, mund të mposhtë dëshirën për ëmbëlsira, një faktor shumë domethënës për konsolidimin e obezitetit.

Ulja e tensionit të gjakut
Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, duhet të ecni më shpesh. Sipas të dhënave të AgroWeb.org nëse njeriu ecën për 10 minuta në ditë mundet të ulë tensionin e gjakut. Nëse ecni më shumë se 15 minuta, tensioni i lartë i gjakut mund të ulet më shumë.

Për një kujtesë të fortë
Aktiviteti fizik i çdo lloji është shumë i mirë për trurin. Falë ecjes, njeriu mund të përmirësojë edhe kujtesën, thonë studimet. Sipas tyre, ecja për 40 minuta në javë ose ecja e shpejtë për 15-20 minuta mund të ngadalësojë humbjen e vëllimit të trurit.

Kundër dhimbjes dë kyçeve
Aktiviteti fizik dhe veçanërisht ecja ndihmon në rindërtimin e pjesëve të dëmtuara të kyçeve dhe indeve. Ecja mundëson lubrifikimin e tyre dhe zbut dhimbjet.

Ngrënia e nxitur nga stresi
Ekspertët shprehen se të ecësh është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjë njeriu për të luftuar dëshirën për ushqim e cila nxitet nga stresi. Sa më të larta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak i stresuar do të jetë njeriu. Nga ana tjetër ai do të ketë më pak dëshirë për të ngrënë edhe nëse është i ngopur. Mjaftojnë 15 deri në 20 minuta ecje për të rritur nivelet e serotoninës, hormonit që mundëson gjendjen e mirë shpirtërore.

AgroWeb & Tradita.org

 


Publikimi i mëparshëm

Kosova nis hapat për anëtarësim në Fondin e Këshillit të Evropës

Publikimi i radhës

Keni menduar ta lini duhanin, nuk ka rast më të mirë se në pandeminë e Covid-19

Publikimi i radhës

Keni menduar ta lini duhanin, nuk ka rast më të mirë se në pandeminë e Covid-19

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.