• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

Bllokada e epidemisë detyron kumarxhinjtë të kalojnë nga bastet e sporteve në zgjedhje më të rrezikshme

25/03/2020
| Spektër

Një nga rrjetet më të mëdha të kumarit në Britani ka njoftuar se prej bllokadës së koronavirusit lojtarët kanë kaluar nga bastet sportive në zgjedhjet e rrezikshme të kazinove online.

Në raportin e saj për tregjet e aksioneve, kompania 888 Holdings tha se është prekur nga anullimi ose shtyrja e eventeve sportive si ndeshjet e futbollit të Premier League apo garat me kuaj të Grand National, duke reduktuar të ardhurat e tyre nga bastet sportive.

Por ata shtojnë se lojtarët kanë ‘emigruar’ në produkte alternative bixhozi.

“Ka prova për një rritje të aktivitetit të klientëve në grupet e kazinove dhe produktet e pokerit, që me sa duket po kompensojnë për trazirat e basteve sportive,” thuhet në raport.

Një grup deputetësh britanikë të disa partive, kanë kërkuar kësaj jave nga kompanitë të vendoset një tavan prej 50 paundë bastesh ditore, mes shqetësimit se njerëzit më të pasigurtë dhe të varurit nga bixhozi dëmtohen rëndë gjatë periudhës së bllokadës prej epidemisë. Por deri tani kërkesa nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Sipas statistikave bastet sportive online kanë një masë varësie prej 2.5% ndërsa kazinotë online kanë një masë shumë më të lartë të varurish me probleme kumari, që arrin në 9.2% sipas kompanive.

Kompania 888 tha se po punonte vazhdimisht që të dallonte shenja varësie apo bixhozi problematik te klientët e saj.
“Bordi ynë e pranon se teksa njerëzit shpenzojnë më shumë kohë në shtëpi, dhe me rritjen e stresit prej pasigurisë ekonomike, duhet të jemi më vigjilentë për kumarin e sigurtë dhe parandalimin e dëmeve të lidhura me lojën,” thuhej në raportin e kompanisë së bixhozit për aksionerët.  Top Channel


Publikimi i mëparshëm

VIDEO / Ndryshim drastik! Kur kolliteni në bërryl vs. Kur kolliteni përpara duarve

Publikimi i radhës

Covid 19 / BE do ta ndihmojë Ballkanin Përendimor me më shumë se 400 milionë euro

Publikimi i radhës

Covid 19 / BE do ta ndihmojë Ballkanin Përendimor me më shumë se 400 milionë euro

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.