• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

Një luftë që duhet dhe do të fitohet

19/03/2020
| Spektër

Kristaq Xharo | Nëse globalizmi e ktheu botën në  një  fshat të  madh, corona (Covid-19) e trajtoi atë  si një  flluskë, aq sa tani jemi kthyer në  krijesa  të  brishta, të  dhembshura e të  mjerueshme. Më  të  fuqishmit e botës Amerika, Europa, Kina, Japonia u gjunjëzuan dhe u mbështollën brenda guaskës së  tyre, ndërsa krijesat e tyre G7 e G20 humbën axhendën e tyre në  ethet e coronës. Organizatat më  të  fuqishme dhe aleancat kaluan në  prapavijë  dhe shtetet u gjendën, për një  çast,  aty ku u nisën para 400 vjet, në  1648 te Traktati i Vestfalisë . Individë  të  politikës botërore, dhe ata që  zotërojnë  pasurinë  e botës, po e gjejnë  veten më  të  sigurt, të  veçuar në  vendstrehime.  Po afrohet një  pamje që  ju ngjan skenarëve apokaplitik të  Hollivudit.

Duket sikur Toka ruan vetëm lëvizjen rreth Diellit dhe vetes, ndërsa çdo tjetër mbi atë  është e paralizuar. Nuk po lëviz asgjë  e krijuar nga dora e një riut në tokë, ajër, det, aq sa  edhe vetë   lëvizja në  grup konsiderohet fundi në  folenë e grerëzave.  Nuk ka as vende apo simbole të  shenjta që  mund të  afrohen për të  shpëtuar shpirtin. Paniku, ankthi dhe dyshimi po e kthen  trurin dhe mendimin në  një  bobinë  pa bosht.  Për 80 vjet me radhë , bota u përgatit për një  luftë  të  një  lloji tjetër, sigurisht, për të  fundosur njëri-tjetrin, ndoshta dhe vetë  botën. Armët që  ajo prodhoi për në  tokë , det, ajër, stratosferë  u kthyen në  lodra idiote përpara corona-virusit. Tanke, avionë, nëndetëse, bomba nukleare, robotë  nuk duken të  afta të  trembin askënd agresorin e ri. Për 400 vjet, shtetet u natyralizuan të  luftonin njëri-tjetrin për fuqi dhe pasuri dhe sot duken kaq të  pafuqishme për t’u përballur në  këtë  luftë  të  re.

Pas dy luftërave botërore dhe një  të  tretë,   që  u quajt  e Ftohtë, bota u ndodh papritur në  një  luftë  të  re të  pamenduar e parashikuar,  në  Luftën e Katërt. Një  luftë  pa zhurmë  dhe me një  armik të  padukshëm, që  e gjeti botën tërësisht të  papërgatitur, jo se ai nuk ndodhej këtu, por nuk e dallonim se shihnim në  një  drejtim tjetër, pa dalluar humnerën. Duke dashur të  siguronin dhe zgjeronin kufijtë , shtetet harruan individin.  Në  çdo kohë  njerëzit e mendimit kërkuan të  zhvendosnin gravitetin e sigurisë duke paralajmëruar për mjedisin, për shëndetin e pandemitë  globale, por egoja i bëri shtetet dhe më  të  fuqishmit (të  pasurit) të  mendonin për fuqi dhe pasuri dhe jo për harmoni dhe bashkëjetesë  me natyrën.

Botës ju desh rreth 4 vjet (1914-1918) që  bota të  vajtonte mbi 20 milion të  vrarë,  5-6 vjet (1939-1945) për të  shkuar në  60 milionë  të  vrarë  dhe 50 vjet (1945-1990) të  gatshëm për të  zhdukur njëri-tjetrin në  Luftën e Ftohtë. Tashmë,   jemi në  një  luftë  të re dhe të  vërtetë. Por, një  luftë  ndryshe. Kjo luftë  nuk filloi me ultimatume, as me avionë , tanke e artileri.  Armiku është  i një  lloji dhe natyre tjetër, aspak siç e kemi paraqitur strategji, doktrina,  apo siç u përgatitëm me forca, armë dhe teknologji. Edhe ky  armik ndodhej e zhvillohej këtu, kur u shfaq, e gjeti botën në  befasi të  plotë . Nëse globalizmi e ktheu botën në  një  fshat të  madh, virusi corona po e trajton atë  si një  flluskë sapuni ku në  më  pak se  tre muaj e  gjunjëzoi atë. Më  të  mëdhenjtë  e të  fuqishmit e botës  për  aq larg sa mendohen pasojat e kësaj lufte, ndjehen aq të  fuqishëm sa besimin e tyre ja kanë  adresuar vetëm shkencës dhe zotit.

Edhe pse jemi në  luftë  njohim shumë  pak  (ose aspak) për armikun dhe për të  konfiguruar  frontet e luftës.  Objektivi, që  veç se është  i padukshëm është  edhe shumë  dinak inteligjent. Në  kushte të  tilla,  aftësia do të  qëndrojë  duke përcaktuar objektivin, grumbulluar forcat, krijimin e zonës së  dislokimit. Më  pas të  afrohemi për në  bazën e nisjes duke krijuar raport forcash të  kalonim në  vijën e sulmit e ta godisnim për vdekje këtë  armik të  ri. Kemi të  gjitha raportet  e forcave për ta mundur armikun sado i panjohur e i rrezikshëm të  jetë .

Çfarë duhet të  bëjmë?

Jemi në  luftë, që  duket edhe paradoksale. Është  tërësisht ndryshe nga të  gjitha llojet e luftërave që  ka bërë  njerëzimi që  kur ai vetë  u shfaq në  ‘tufë ’. Sot, çuditërisht,  spitalet dhe armata e mjekëve kanë  dalë  në  vijën e parë  e të  fundit të  mbrojtjes. Ky fakt është  sa ironik po aq sa edhe dëshpërues, pra  kur vija e parë  bashkohet me vijën e fundit. Kjo dukuri është  sinjal  për  këtë  lloj të  ri luftimi. Më  parë  e në  vazhdim deri në  këtë  kohë,  në  çdo luftë , momenti dhe  vendi për tu kujdesur për të  plagosurit (të  sëmurët), spitalet  kanë  qenë  të  fundit dhe ndoshta shpesh herë  përtej zonës së  luftimit. Kjo dëshmon se kemi humbur avantazhin dhe mundësinë  në  kohë  dhe hapësirë  për ta goditur armikun që  në  momentin e parë  dhe për ta dobësuar në  rrugë n e lëvizjes. Këtu do të  qëndrojë  edhe aftësia jonë  për të  krijuar kohë  dhe hapësirë  për ta mundur virusin.

Edhe pse kjo është  një  luftë  tërësisht e re, me  zhvendosje të  qendrës së  gravitetit të  sigurisë, kjo e bën edhe më  reale respektimin e parimeve të  arta të  luftës. Kjo është  një  luftë  totale dhe duhet luftuar si e tillë. Fakti që  si ne, por edhe gati gjithë bota, u gjend e papërgatitur për një  luftë  të  tillë  dëshmohet nga mungesa e  strukturave dhe armëve për ta goditur e mundur në  kohë  këtë  armik. Të  qëndruarit jashtë kontaktit është  një  taktikë   që  ka dhënë  efekt,  vetëm për të  ndihmuar sadopak raportin e forcave në  luftën që  po bën  armata heroike e shëndetësisë dhe gjithë  strukturat shtetërore : polici, ushtri e deri punonjësit komunalë .  Por, të  qëndruarit  gjatë , është  opsion i pamundur dhe jo strategji afatgjatë.

Duke qenë  luftë  totale ajo do të  duhet të  bëhet me të  gjitha armët dhe kapacitetet e fuqisë ,  ku të  gjithë  marrin pjesë  dhe kontribuojnë  jo thjesht në  mënyrën e vet, por tepër të  centralizuar. Por, ndryshe nga çdo herë  tjetër, kjo luftë  tashmë  do të  bëhet në  një  territor, ku korona gati e ka pushtuar dhe e mban nën terror e panik, aq sa duket se sulmi i armikut corona po përpiqet të  kap  llogoren tonë  të  fundit – spitalin.  Ndaj spitali mbetet simboli ynë  i qëndresës që  nuk ka nevojë  vetëm për vlerësim që  e kanë  merituar, por edhe për ndihmë.

Të  gjithë  duhet të  marrin pjesë  në  këtë  luftë  dhe ta fitojmë . Kështjella simbol e luftës  (spitalet) nuk duhet të  bjerë  pasi  rënia e saj do të  jetë  sinjal e pranimit të  fatalitetit. Duhet të  kuptojmë se kjo luftë , në  kushtet që  ndodhet bota, kufizon aleatët. Burimet e brendshme mbeten vitale.

Për këtë: së  pari  do të  duhet të  rivlerësojmë  situatën. Edhe pse ajo duket pesimiste, së bashku me mënyrën si e perceptojmë, ka hapësirë  për të  gjetur  burime fuqie. Armiku që po na pushton këtë radhë  mund të  ketë  pika të  dobëta. Një  prej tyre është  higjiena, respektimi i rregullave sanitare. T’ja bëjmë  jetën e vështirë  virusit për të  mbërritur te njerëzit.

Së  dyti duhet të  rigrupojmë  e riorganizojmë forcat, ku së bashku me strukturat ekzistuese dhe të  reja, që  mund të  jenë  të  nevojshme, të  mobilizojmë kapacitetet e pjesës tjetër të  shoqërisë. Goditja në  të  gjitha anët  dhe nga të  gjithë  është  mënyra më  e mirë   për ta mundur.

Së  treti duhet të  krijojmë  një  bazë të  re nisjeje të  kundërmësymjes  sonë. Corana virusit duhet tja bëjmë  jetën të  vështirë  deri sa të  mbërrijë  në  spitale. Kjo bazë të  zhvendoset e të kthehet në  rrugë , në  lagje, në  fshatra dhe të  gjithë  vendin. Këtu do të  duhet të  grumbullohen të  gjitha kapacitetet e kombit (të  shtetit, por edhe më  shumë  ato të  popullatës)

Së  katërti, duhet të  kalojmë nga mbrojtja në  mësymje. Të  qëndruarit për një  kohë  të  gjatë  në  mbrojtje mund të  kthehet në  disfatë  morale dhe fizike. Duhet ta sulmojmë korona virusin në  pikat më  të  dobëta. Armiku ka edhe shumë  pika të  dobëta, edhe ato duhet t’i njohim dhe t’i godasim sa më  fortë . Janë  të  gjitha shanset që  këtë  luftë  ta fitojmë . Le ti shfrytëzojmë  ato.

Dhe më  e rëndësishme, lufta do kapacitete, të  cilat megjithëse modeste i kemi, një  strategji e mirë menduar do t’i bëjë ato më  efektive.  Në  qendër të  formulimit të  kësaj strategjie qëndrojnë  ata që  e njohin më  mirë  këtë  lloj lufte, mjekët dhe ekspertët e tjerë  të  sigurisë. Lufta ka nevojë  edhe për moral  dhe komandantë  të  zotë.

*Kristaq Xharo : Profesor i Çeshtjeve Ndërkombëtare të Strategjisë (UET)

Gazeta Liberale & Tradita.org


Publikimi i mëparshëm

Sekretet e vogla të shkrimtarëve të mëdhenj

Publikimi i radhës

Rihapet kinemaja e parë në Kinë që nga shpërthimi i koronavirusit

Publikimi i radhës

Rihapet kinemaja e parë në Kinë që nga shpërthimi i koronavirusit

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.