• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

“Zieni dafinë, limon dhe pijini” – mjeku popullor tregon çfarë duhet të konsumojmë për të mposhtur koronavirusin: Kryesore është hudhra, sepse…

11/03/2020
| Kulturë

I ftuar në emisionin “Vila 24”, në News24, mjeku tha se kryesore për të mposhtur këtë virus është hudhra dhe vaji i dafinës, i cili sipas Merjas, liron për 3 minuta rrugët respiratore.

Ndërsa për qytetarët që janë në panik dhe ankth nga kjo situatë, mjeku Merja dha këto këshilla “Janë të vlefshme të gjitha këshillat që japin mjekët dhe specialistët, por duke qenë në Shqipëri do iu rekomandoja të marrin dhe të përdorin një çaj, një propolis blete, një vaj dafine, ose të ziejnë gjethet e dafinës dhe të bëjnë çaj, të bëjnë avull, mund të pinë një çaj me sherebel. Këto bimë janë aq të mrekullueshme dhe nuk duhet t’i lëmë mënjanë në këtë luftë biologjike”.

Pjesë nga intervista e Ylli Merjas:

Merja: Çaj ose një raki mund ta marrim si avull. Te rakia e rrushit hedhim pak hudhra, pak piperë, në sasinë 1/10.

Kur ra gripi më 1918 dhe 1929, gjyshi më tregonte dy fakte të çuditshme. Kishin prodhuar shumë hudhra dhe ata e hanin. Ra gripi në 2018, çonin në varreza 2-3 persona në ditë, shtëpia jonë që hanin hudhër nuk patën asnjë viktimë.

Mamaja ime ishte edukatore e një kopshti, mund të kishte rreth 30 fëmijë, që nuk e dinin çfarë është gripi. Cilat ishin armët e saj? Rakia, hudhra, masazhi me ujë të nxehtë, lëngu i shtogut, etj. vinte fëmija me temperaturë 40 dhe kthehej me 36.

Hudhra ka komponentë, që po të përzihen me njëra-tjetrën mbysin çdo lloj virusi, nuk e lënë atë të zhvillohet. Koronavirusi nuk është i pamposhtur, u shfaq në Kinë dhe ata thonë që po i rikthehen punës. Virusi nuk mund të jetojë përjetë, ka atë ciklin e vet.

Pyetje: Si të krijojmë imunitet të fortë?

Merja: Përveç bimëve mjekësore, duhet të shfrytëzojmë limon, por jo lëngun, se sa lëvoren, që është më e mirë. Duhet lënë 1 minutë të vlojë dhe të pihet. Edhe lëngu i portokallit është shumë i mirë. Këto duhen vënë në shërbim të mbrojtjes së organizmit. Duke ditur që është virus jo i panjohur për shkencën, ka një bazë reale zgjidhjeje. Kush mund të më thotë një nga të sëmurët që ka përdorur vaj dafine. Jo më larg se 3 minuta ai liron komplet rrugët respiratore.

Kur të shkoj te një person i prekur, e para do dezinfektoj duart, ajrin e thith me hundë, që ta çoj dezinfektimin te mushkëritë, pastaj dezinfektoj dhe ambientin. Do pi pak nga propolisi dhe do shkoj tek i infektuari, por nuk do t’i afrohem. Do t’i them të pijë pak vaj dafine.


Publikimi i mëparshëm

Komuna e Tetovës aktivitete të shumta për parandalimin e virusit Korona

Publikimi i radhës

Tringë Smajli e Marie Çoba, gratë që emancipuan shoqërinë shqiptare

Publikimi i radhës

Tringë Smajli e Marie Çoba, gratë që emancipuan shoqërinë shqiptare

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.