• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Iluzione dhe vlera në botën e globalizuar

29/02/2020
| Bota, Opinione

Stefano Caselli & Daniele Manca | Duke cekur përmasën politike, virusi kinez futet në qarkun tashmë të ndërlikuar të ndeshjes politike ndërmjet SHBA dhe Kinës. Po këtu duhet të shkojmë mjaft përtej shëmbëllesës së Trump-it dhe qëndrimit të tij luftarak të përbërë prej taksash

 Duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin. Dhe me pasojat e tij që nga ekonomia tek marrëdhëniet ndërkombëtare. Zinxhirët e prodhimit janë tashmë të ndërlidhura  dhe të shpërndara në shkallë botërore. Edhe më e vogla ndërmarrje shtëpiake ka, dashur pa dashur, një pjesë të proceseve të saj të blerjes e shitjes jashtë Vendit të saj e shpesh të vendosura në territorin kinez. Dukuria e bashkëpunimit prodhon pasoja të tërthorta: shkon që nga markat e luksit tek prodhuesit e vegjël të “Made in Italy”, tek “Nissan” që ndalet, tek “Apple”,  që rivendos veprimtaritë në Tajvan. E kalon nëpërmjet 50 mijë fluturimesh të fshira nga e drejt Italisë që nga fillimi i vitit, të cilët nga ana e tyre nxisin rënien e harxhimeve.

Është një iluzion të mbrohesh mbas një gjysmëmaske dhe të përfytyrosh se mund të ndërpresësh çdo kontakt me globalizimin,  duke u mbyllur në muret e shtëpisë. Nuk ndodh kështu. E për fat të keq (apo për fat) mbarështimi i kompleksitetit  dhe i spikamës nuk kërkon përgjigje vendore por kundërveprime të përshtateshe ndërkombëtare e mundësisht të bashkërenduara. Madje tingëllon paradoksale që në një botë të njohur prej të gjithëve si komplekse të ringjallen kombëtarizmat, ndërkohë që përgjigjet nuk mund të jenë tjetër veç bashkëpunimit dhe formave më të përparuara të qeverive  . Një shembull mbi të gjitha: Italia vendos të mbyllë hapësirën ajrore me Kinën – një vendim që do të peshojë shumë në marrëdhëniet diplomatike – me turistët kinezë që gjithsesi arrijnë nga Zyrihu, Parisi ose Dubai. Një përgjigje  e përbashkët evropiane do të kishte qenë më e efektshme.

Virusi ka shkaktuar një frikë fisnore e të paarsyeshme drejt të pakontrollueshmes. Dhe këtu mund të tingëllojë e çuditshme që n’epokën e kontrollit, në të cilën për herë të parë jetojmë çdo çast e emër për emër se kush u sëmur dhe ku, lëvizjet e tij, duke njohur deri edhe ndryshimet në temperaturën e trupit, në të kundërt marrëdhëniet shoqërore të zhvillohen në drejtim të pashpjegueshëm, aq sa duket se humbasin kontaktin dhe besimin tek të dhënat, në njohjen dhe kuptimin shkencor të dukurive.

Jemi të pranishëm kështu në një humbje të kuptimit të përpjesëtimit. I kushtojmë kujdesin më të madh përhapjes së virusit dhe atij që është sëmurur për pasojat e pësuara që nuk duhen nënvleftësuar. Por mbi Tokë ndodhitë, si në fushën shëndetësore (gripi i zakonshëm, rastet e fruthit përballë kundërveprimit gjithaq fisnor kundër vaksinave, zhvillimi i tumoreve më luftarakë), si në atë shoqërore (kërdia e pambaruar e këmbësorëve në rrugë), janë po aq të rënda. Megjithatë nuk ka në këta raste një kundërveprim kaq të fuqishëm e të qëndrueshëm si ai që po ndodh në këto javë. Sikur të ishin dukuri që u takojnë “të tjerëve”.

Qëndrimet dhe sjelljet nxjerrin në pah format më fillestare të paragjykimit (kundrejt “aziatikut”, kundrejt “jo evropianit”) dhe të mbylljes së mëtejshme kundrejt lëvizshmërisë. Dhe është këtu rreziku më i madh që takojnë shoqëritë tona të hapura. Të tilla frikëra mund të vihen mbi shprehjet më të zakonshme për shumë forma të populizmit e të regjimit. A do të mund ta mësojmë leksionin kur të ketë kaluar vala e këtij virusi? A do t’arrijmë të shohim me sy dhe zotim të ndryshëm atë që është i sëmurë, që vuan dhe sa i rëndësishëm është kërkimi shkencor për t’a mbrojtur shoqërinë tonë?

Duke cekur përmasën politike, virusi kinez futet në qarkun tashmë të ndërlikuar të ndeshjes politike ndërmjet SHBA dhe Kinës. Po këtu duhet të shkojmë mjaft përtej shëmbëllesës së Trump-it dhe qëndrimit të tij luftarak të përbërë prej taksash  apo stop and go të taktikës tregtare. Duhet të pyesim veten se si SHBA – dhe jo vetëm presidenti – do të përballojnë në muajt e ardhshëm ballafaqimin me Kinën, duke detyruar në fakt Vendet e tjera të marrin një qëndrim. Rrahja e mendimeve në SHBA është shumë më e tërthortë e duket se po ringjall arsyetime të ngjashme  me ato të zhvilluara në kulmin e luftës së ftohtë dhe me strategjinë e mbas luftës të caqeve kundër komunizmit. Ka kaluar pa u vërejtur n’Evropë arrestimi i Charles Lieber, profesor me një famë absolute në Harvard, i paditur për spiunazh e bashkëpunim me qeverinë kineze. Një arrestim që përfaqëson majën e ajsbergut të një debati të thellë që po zhvillohet në universitetet amerikane mbi faktin nëse është “e drejtë” apo jo të formohen aq studentë kinezë, të gatshëm për t’u kthyer n’atdhe e për të ushqyer fuqinë shkencore e teknologjike të Kinës. Edhe se rrahja e mendimeve është e pranueshme, sigurisht nuk ka rrugë të tjera të përshkueshme: a të mbyllim për kinezët universitetet amerikane? T’u ndalojmë studentëve kinezë kthimin n’atdhe? Të dallojmë “të mirët” nga “të këqijtë”?

Të mbyllemi në kështjellën tonë, të ngremë urën lëvizëse e të presim që të kalojë nata është një përfytyresë mesjetare, e pavlefshme edhe për ato kohë t’errta. Përgjigjet duhet të jenë bashkëkohore e komplekse, siç janë dhe belegët e një bote që është e ndërlidhur kulturalisht e tregtarisht. Forma qeverish më të shtrira se sa ato të një Vendi të vetëm (si Bashkimi evropian), mbështetja e vendosur shkencës dhe kërkimit shkencor, respektimi i parimeve cilësorë, janë rruga që nuk duhet humbur kurrë por që duhet ushqyer gjithmonë.

Meritat e demokracive vlejnë: në përballimin me Kinën, në të cilin SHBA do të na thërrasin, është korrekte të tregtojmë, t’investojmë e të bisedojmë. Por edhe të nxisim e të kërkojmë pa ndrojtje që të përhapen ato vlera që janë themelore në mënyrën tonë të jetesës. Të mendojmë ta bëjmë si një Vend i vetëm është iluzore. T’ia arrijmë si evropianë është një shpresë.

*“Corriere della Sera”, 26 shkurt 2020 | E përktheu Eugjen Merlika


Publikimi i mëparshëm

Komedia klasike greke

Publikimi i radhës

Berati renditet i dyti në listën e 30 qyteteve më të bukura në botë

Publikimi i radhës

Berati renditet i dyti në listën e 30 qyteteve më të bukura në botë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.